OEK: Qeveria të krijojë strategji që orienton diasporën në investime
Autori: Gazeta inFokus
08:09 | 20 June 2023
Qeveria e Kosovës duhet të krijojë strategji me sektorin profitabil dhe me prioritet, për t’i deleguar të investimet që vinë nga diasporës.
Kështu thonë përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës. Ekonomistët vlerësojnë se pjesa dërrmuese e investimeve të diasporës shkon në patundshmëri, dhe jo në prodhim, që mund të ndikonte në zhvillim ekonomik.
Qeveria e Kosovës duhet të ketë një strategji që e riorienton diasporën në investimet në Kosovë, në sektorët prodhues. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, duke folur për Radio Kosovën thotë se ende nuk e kanë të qartë se cilët janë sektorë profitabil në Kosovë.
“Është një strategji për zhvillim ekonomik, cila thënë të drejtën nuk është bërë në konsultim me asociacionin e bizneseve, odat, mirëpo ka nevojë siç do dokument që është I gjatë që ka nevojë me u fresku ndërkohë që rrethanat ndryshojnë, si ato politike, ekonomike, sociale edhe ai dokument duhet të ndryshojë, kështu që ish deshtë me urgjencë na me pas një strategji në fuqi ku i dimë cilët janë sektorët profitabil, cilët janë ata me prioritet për shtetin që konsiderojnë për zhvillim ekonomik të vendit, dhe diasporën me orientua në ata sektor”, tha Rafuna.
Ndërkohë, njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha për Radio Kosovën, pjesa dërrmuese e investimeve nga diaspora e tyre shkon në patundshmëri.
“Është koha që duhet ta kemi një riorientim të këtyre mjeteve që të mos jenë gjithmonë të gjykuara që të jenë të konsumuara, por të jenë të gatshme që djersa e diasporës të jetë në të mirë të zhvillimit, të krijojë vende të reja të punës, të krijojë prodhim, inovacion, përmirësim të planit të pagesave, të përmirësojë imazhin e Kosovës”, deklaroi Gërxhaliu.
Demografia Mimoza Dushi, duke folur për Radio Kosovën vlerëson se diaspora jonë kanë gatishmëri të investojnë, por kërkojnë që ato investime të jenë të udhëhequra nga shteti.
“Qeveritë tona duhet të kenë vëmendje të posaçme për diasporën tonë. Shteti duhet t’i informojë ata për mungesat në mënyrë që investimet e tyre të jenë të suksesshme. Kërkohet që të ketë skema nxitëse për biznese dhe lehtësira të tjera. Në ligjet që i kemi ne për investime, diaspora konsiderohet si e huaj, pra si një gjerman dhe si një shqiptar i Gjermanisë që vjen për të investuar, trajtohen njëjtë. Politika investuese kanë vendet e rajonit, por tek pothuajse mungojnë”, tha Dushi.
Sidoqoftë, ekonomistët vlerësojnë se referuar në raportet e BQK-së, në periudhën janar-tetor të vitit të kaluar, rreth 700 milionë euro investime nga diaspora, vetëm 14 milionë kanë qenë në prodhim, ndërsa pjesa më e madhe rreth 500 milionë janë shkuar në patundshmëri përfshirë banesa, shtëpi dhe toka.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































