Lajme

BE ia kthen Vuçiqit: EULEX-i u sulmua, Serbia të bashkëpunojë për t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 19 June 2023

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka komentuar kritikat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq mbi misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovës, EULEX.

Stano ka thënë se i kundërshton fuqishëm këto akuza të presidentit serb, i cili ka thënë se pjesëtarët e EULEX-it janë “gënjeshtarë që kryejnë monitorim të rrejshëm” të kufirit me Kosovën.

“Kundërshtojmë kategorikisht akuzat e Serbisë kundër misionit tonë. Më lejoni t’jua kujtoj që stafi i EULEX-it, si dhe veturat tona, ishin target i sulmeve në terren. Presim që Serbia të bashkëpunojë në sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve që kryen dhunë ndaj trupave ndërkombëtare, gazetarëve dhe të tjerëve në veri të Kosovës”, ka thënë Stano për Zërin e Amerikës.

-Advertisement-

Vuçiq ka akuzuar po ashtu EULEX-in që, sipas tij, lejon ‘qëllimin e serbëve’ dhe se i jep mbështetje kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti.

Stano ka rikujtuar se EULEX është misioni më i gjerë civil në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera