Mërgimtari bën gjestin e veçantë për familjet e tre policëve të kidnapuar, ua dhuron një shumë parash
Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 19 June 2023
Alfred Dibrani, një sipërmarrës nga Kosova ka marrë përsipër që të tre familjet e policëve të rëmbyer nga forcat serbe t’ju vijë në ndihmë me një kontribut financiar.
Në një intervistë për “ABC e mëngjesit”, sipërmarrësi që jeton në Gjermani tha se ndodhej rastësisht në Kosovë ditën kur ndodhi ngjarja.
Sipërmarrësi ka ofruar një shumë prej 500 eurosh për secilën familje. Më pas ai shkoi edhe vetë personalisht për të takuar familjarët e tyre. Gjatë intervistës për ABC News, ai tregoi se njëri nga policët kishte qenë i sëmurë por pavarësisht familjarëve për të qëndruar në shtëpi, ai kishte shkuar në punë.
“Rastësisht më ndodhi që të ndodhem në Kosovë atë ditë dhe me të vërtetë ato pamje që i shfaqën serbët ishin të tmerrshme. Pas këtij rasti në rrjete sociale filloi një fushatë pse këta policë nuk kanë reaguar ende pa e ditur se çfarë kishte ndodhur atje dhe kjo më bëri të ndihem më shumë keq dhe të mendoj që të të paktën moralisht t’i përkrah policët e tjerë që gjenden atje. Ne e dimë se me çfarë përballet policia në Mitrovicë. Fati ishte që këta policë i kishte rrëmbyer xhandarmëria serbe. Mund të ndodhte që t’i rrëmbenin edhe bandat kriminale. Pas publikimit të këtyre fotografive, sado që ishte e dhimbshme, ishte një shpresë që këta një ditë do të lirohen. Kontaktova me një radio lokale që t’i kërkoj ndihmë që të paktën të më dërgojnë atje. Shkuam së pari në Mitrovicë tek familja e njërit polic dhe të them të drejtën jam befasuar me moralin e kësaj familjeje. Ata cekën një detaj intetesant ku polici kishte qenë i sëmurë dhe kishte qenë në pushim mjekësor edhe disa ditë. Por sa do që ishin munduar të të mos shkojë në punë atë ditë, ai e kishte bërë këtë duke thënë se nuk po mund të rri tek shpia ku e di se shokët e mi janë atje. Qëllimi ka qenë që moralisht t’ju kthej besimin këtyre policëve dhe se populli i Kosovës është pranë tyre pa marrë parasysh çfarëdo, dhe si rrjedhin gjërat.”, tha sipërmarrësi.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...