Georgina Rodriguez padit për shpifje ish-kolegun e saj dhe kërkon dëmshpërblim të lartë
Autori: Gazeta inFokus
13:58 | 16 June 2023
Modelja me famë botërore, Georgina Rodriguez, raportohet se ka ngritur një padi për ish-kolegun e saj, Pablo Bone, me të cilin ka punuar në një dyqan “Gucci” përpara se të njihej me bashkëshortin e saj, Cristiano Ronaldo.
Ky veprim i partneres së futbollistit të famshëm vjen pasi dy muaj më parë Pablo ka publikuar një seri videosh në “TikTok”, ku ka treguar një version të kundërt me atë të modeles për takimin e parë të çiftit.
Ajo pohonte se takimi i tyre ishte dashuri me shikim të parë, por ish-kolegu tregoi se historia e saj nuk është aq reale sa mund të duket.
“Kam punuar me Georgina Rodriguez në ‘Gucci’ rreth dy muaj apo më shumë para se ajo të bëhej një personazh i famshëm. Ne përkonim disa herë duke punuar në dyqan, ajo ishte në seksionin e femrave dhe unë në atë të meshkujve, unë e kisha parë tashmë Cristiano-n disa herë në dyqan para se të takoheshin dhe, të them të drejtën, ka shumë gjëra që u thanë për Cristiano-n dhe Georgina-n”, tha ai.
I zbuloi disa sekrete, Georgina Rodriguez padit për shpifje ish-kolegun e
Mirëpo pas këtyre deklaratave të bëra kundrejt ish-koleges, Pablo tregoi për “EL ESPAÑOL”se katër ditë më parë ai kishte marë një njoftim nga gjykata ku akuzohet për shpifje nga ana e modeles së famshme.
Ndër të tjera Pablo rrëfeu se ai kishte dëshmitarë që vertetojnë se ai dhe modelja kanë punuar së bashku.
“Jam nervoz, por jam gjithashtu i sigurt, sepse kam një dëshmitar që ka punuar me ne”, – thotë Bone.
Më vonë gjatë bisedës, Pablo Bone tregoi se ka tentuar të kontaktojë me Georgina Rodriguez-in pasi ka mësuar për paditjen nga ajo, por sipas tij nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Ndërsa lidhur me masën e dëmshpërblimit të kërkuar nga Georgina Rodríguez, Pablo Bone tha se është shumë e lartë, por avokatët e kishin këshilluar të mos e bëj publike.
“Është shumë e lartë. Avokatët e mi më këshilluan të mos e zbuloja shumën”, u shpreh Pablo.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...





























