Von Cramon “ndërkombëtarja” e parë që e pranon se tre policët u kapën brenda Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
09:38 | 16 June 2023
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është e para nga bashkësia ndërkombëtare që ka pranuar se tre zyrtarët policorë janë kapur nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. BE dhe KFOR e kanë kualifikuar si “arrestim” kidnapimin e policëve dhe kanë thënë se po presin nga NATO mbledhjen e informacioneve. SHBA ka kërkuar lirimin e menjëhershëmdhe pa kushte të policëve
Në një reagim në Twitter që ka bërë mbrëmë, Cramon ka thënë se është është e paligjshme hyrja e forcave speciale të Serbisë në territorin e Kosovës dhe “lidhja e policëve si kriminelë lufte”.
Zyrtarja evropiane ka thënë se në bazë të informacionit të qasshëm, zyrtarët policorë të Kosovës nuk kanë lëvizur makinat e tyre, por kanë ecur në këmbë në zonën kufitare me Serbinë.
“Edhe nëse ky operacion i nënshtrohet ligjërisht një njoftimi, është e paligjshme që të hysh në territorin e Kosovës me forcat speciale të Serbisë dhe të lidhësh zyrtarët policorë si kriminelë lufte, dhe t’i dërgosh në Beograd”, ka shkruar ajo.
I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se po presin nga NATO që të mbledhë faktet për këtë rast.
“Ne presim që NATO të mbledhë faktet, kemi kërkuar që të dyja palët të paraqesin faktet sepse kemi dy histori kontradiktore”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se e di ku ndodhet zyrtarët policorë.
“Disa informacione. Jemi në kontakt me të dyja palët rreth kidnapimit të tre policëve të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Edhe Shefi i Diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, është deklaruar dje për kidnapimin e policëve kosovare, duke e kualifikuar atë si “arrestim”.
Ai tha se janë duke tentuar të kuptojnë se çka ka ndodhur saktë më këtë rast.
“E dini që ka ndodhur një incident rreth arrestimit të tre oficerëve policorë të Kosovës dhe ne jemi duke provuar ta vërtetojmë se çka saktësisht ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe me të dyja palët për të marrë vesh se çka çoi në këtë arrestim”.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e ka cilësuar “arrestim” kidnapimin e tre policëve.
Në një përgjigje për Gazetën Express, KFOR’i ka treguar se janë në kontakt me autoritetet e Kosovës, Serbisë si dhe EULEX’it.
“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO nuk ishte në zonë kur tre policë të Policisë së Kosovës u arrestuan dje nga Policia e Serbisë. KFOR-i ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe. KFOR-i është gjithashtu në kontakt të rregullt me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit, EULEX”, thuhet në përgjigje.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar lirimin e mënjehershëm të tre zyrtarëve policorë.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë të se Serbia duhet t’i lirojë pa kushte tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të marrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën”, u ka thënë Miller gazetarëve.
Kryeministri Albin Kurti i ka bër thirrje dje KFOR-it të ushtrojë trysni mbi Serbinë që t’i kthejë në Kosovë tre zyrtarët policorë.
Në një seancë të jashtëzakonshme në parlamentin e Kosovës, Kurti tha se KFOR-i si ushtrues i funksionit të mbrojtjes duhet ta ndëshkojë këtë shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, Gazeta Express.
“KFOR-i pra nuk do të duhej të jetë i heshtur e as përulur ndaj sulmit kidnapues të cilin edhe e kishte mandat ta parandalonte. Nëse KFOR-i e shndërron këtë heshtje në normë, e njëfarë nënshtrimi të heshtur në ligj që dihet publikisht, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur, dhe ashtu do e mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur të përmbushte efektivisht”, ka deklaruar Kurti.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































