Lajme

Natasha Kandiq kërkon lirimin e policëve të kidnapuar

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 15 June 2023

Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Në një shkrim në Twitter, zonja Kandiq ka shkruar se Serbia duhet t’i khejë policët kosovarë në Kosovë. Tutje, ajo ka përmendur edhe tre vëllezërit Bytyqi, ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët u kidnapuan teksa kalonin përmes Serbisë, dhe mëpastaj u vranë nga Policia e Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovës.

“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë.” – ka shkruar Kandiq në Twitter.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy