Politikani serb vendos flamujt e komuniteteve para ndërtesës së Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus
14:06 | 14 June 2023
Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq, vendosi flamujt e komuniteteve që jetojnë në Kosovë para objektit të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe flamurin e Serbisë. Por, disa minuta më vonë ata u hoqën nga sigurimi dhe pjesëtarë të tjeërë të ekzekutivit.
Arsinijeviq fillimisht tentoi që t’i vendoste flamujt brenda rrethojave të oborrit të Qeverisë, por policia nuk e lejoi dhe ai i vendosi ata pak metra më pak.
“Në mes të krizës dhe tensioneve ndëretnike në Kosovë, kam dashur të tregoj se, duke qenë se të gjitha institucionet qendrore kanë flamurin shqiptar, kam dashur që ne edhe ne që jetojmë këtu – sepse gjyshi, stërgjyshi im kanë lindur në Kosovë, kushdo që ka lindur këtu dhe jeton në Kosovë – të kemi të drejtë të shfaqim simbolet tona”, tha Arsenijeviq.
“Kosova është e të gjithë neve, ne komunitetet që njihemi në Kushtetutë, pra serbët, goranët, romët ashkalitë, egjiptianët, të gjithë jemi të barabartë para këtij ligji. Unë iu referova Kushtetutës dhe neneve të saj dhe nuk dua të nxisë urrejtje”, shtoi Arsenijeviq, që udhëheqë Iniciativën Qytetare “Mbijetesa serbe”.
Ky aksion i Arsenijeviqit vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Serbët po mbajnë protesta që nga 26 maji, duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në veri. Ata po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale nga veriu.
Pavarësisht se serbët janë shumicë në dhjetë komuna në Kosovë, numri i saktë i pjesëtarëve të këtij komuniteti nuk dihet, pasi ata kanë refuzuar që të marrin pjesë në regjistrimin e fundit të popullsisë më 2011. Por, vlerësohet se në Kosovë jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të komunitetit serb. Sipas Kushtetutës, komunitetet gëzojnë të drejta të veçanta dhe mënyra e përdorimit të simboleve të tyre kombëtare rregullohet me ligj.
Po ashtu, sa i përket përdorimit të gjuhës, në nivel shteti gjuhë zyrtare janë shqipe dhe ajo serbe. Ndërkaq, gjuhët e komuniteteve të tjera gëzojnë statusin e gjuhës zyrtare në komunat ku një komunitet përbën shumicën./REL


T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...



































