Prokurori i Prokurorisë Speciale jep detaje për arrestimin e Milun Milenkoviqit, i njohur si “Llune”
Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 14 June 2023
Milun Milenkoviq i njohur si Llune u arrestua dje nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet se ka sulmuar zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në dhjetor të vitit të kaluar në veri.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu ka thënë se në Milenkoviq dyshohet të jetë i përfshirë edhe në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it që ndodhen në fillim të këtij muaji.
Prokurori ka thënë se i arrestuari sot është i përfshirë në sulmin ndaj zyrave të KKZ-së bashkë me Dejan Pantiq, i cili u arrestua nga Policia në dhjetor.
“Personi, Millun Milekoviq është arrestu sot në ora 12:00 për shkak të veprës penale “sulmit terrorist” që ka ndodh në dhjetor të vitit të kaluar në zyrat e KKZ-së i implikuar me disa persona të tjerë si rasti “Pantiq” dhe të tjerë. Dyshohet edhe për këto vepra penale, natyrisht që Policia janë duke punuar në atë drejtim, në sigurimin e provave. Është rast i veçantë por provat do të sigurohen nga Policia e Kosovës që ka qenë i implikuar në sulmet ndaj KFOR-it”, tha Shefkiu për Kallxo.com.
Prokurori Shefkiu tha se kanë siguruar prova që implikojnë Milun Milekoviqin në “sulmin terrorist” ndaj zyrave të KKZ-së, duke përmendur komunikimet që ka bërë Milekoviq dhe prova ku shihet prezenca e tij në vendin ku ka ndodhur sulmi.
Shefkiu bëri të ditur se Milekoviq ka shfrytëzuar të drejtën e tij për tu mbrojtur në heshtje në prezencë të avokatit mbrojtës.
Prokurori i Prokurorisë Speciale tha se kanë kërkuar bashkëpunim nga KFOR-i për të sjellë prova në lidhje me sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por që nuk janë sjellë ende.
“Fillimisht bashkëpunim ka qenë më i zbehtë. Kemi kërku nga njësitet e KFOR-it me i prezentu me na i ofru provat që i kanë, që ka pjesëtarë të KFOR-it të lënduar, ato raporte ato të dhëna me na i prezentu neve”, tha ai.
Por si u arrestua Milun Milenkoviq – Llune?
Milenkoviq i njohur me nofkën Llune sot u arrestua në një lokal në qendër të Mitrovicës Veriore. Portali mëson se ai ishte duke u përcjellë vazhdimisht edhe gjatë kohës sa kishte hyrë brenda një lokali floktarësh në Mitrovicë të Veriut, është arrestuar.
Ishin Njësitë Speciale Intervenuese, NjSI që kryen arrestimin e Llunes e që gjithë operacioni zgjati vetëm pak minuta.Policët specialë intervenues kishin siguruar perimetrin fillimisht ku do të kryhej arrestimi.
I veshur me një bluzë me mbishkrimin “Kik Boks KLUB K.M (Kosovska Mitrovica) një bluzë të brendshme me flamurin e Serbisë një palë trenerka (rroba sportive) një çantë në bel, Llune fillimisht u pa duke hyrë brenda lokalit të floktarisë e që më pas u nxor me forcë për shkak se u arrestua nga policia.
Fillimisht i njëjti kishte tentuar që të kërcej nga shkallët kur ka parë ekipet policore por qe më pas është neutralizuar dhe u bart deri të vetura nën pranga për tu transferuar më pas në mbajtje. Rasti i Llune është trajtuar nga Prokuroria Speciale. Madje me urdhër të kësaj prokurorie u bë edhe arrestimi i sotëm.
Arrestimi i Llune u përcoll menjëherë me grumbullim të qytetarëve.
Kishte edhe prej atyre që në shenjë rezistencë thyen e demoluan një veturë të policisë.
Alarmi u lëshua për disa minuta në Mitrovicën veriore e që kjo më pas dha shenjë për mbledhje e cila u vë te shkolla teknike.Ekipet e policisë, njësitë speciale e edhe ekipet e misionit ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë KFOR u panë deri sa u pozicionuan në lagje të boshnjakëve.
Nga turma nuk munguan as hedhja e gurëve. U panë edhe njerëz te maskuar të udhëhequr për të rezistuar nga arrestimi që kishte ndodhur.Për disa orë situata u raportua e tensionuar./Kallxo.com
Deri rreth orës 16:00, Lagjja e Boshnjakëve ishte e blinduar nga njësitet policore të cilët kishin marrë urdhra për të ofruar rend e siguri.Aktualisht situata është e qetë. Rruga e cila të dërgon për te shkolla teknike në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e mbyllur dhe qarkullimi nga jugu për atje është i ndaluar.
Njësitë e rendit vazhdojnë të qëndrojnë te kryqëzimi i lagjes se boshnjakëve.
Të tjera
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...