Largimi i Kosovës nga ‘Deefender 2023’, Kurti: Masat nuk janë fer dhe janë joproporcionale – marrëdhëniet me BE-në e SHBA-të të shkëlqyeshme
Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 13 June 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka folur edhe për largimin e Kosovës nga ushtrimi ushtarak ‘Deefender 2023’.
Ai tha se ndërkombëtarët tej reaguan për veprimet e ligjshme dhe kushtetuese të Kosovës, derisa Deefender po pritej me gëzim nga të gjithë, por që Kosova nuk mund të zmbrapset karshi ekstremistëve të dhunshëm.
“Është e vërtetë, veprimet tona të ligjshme e kushtetuese kanë shkaktuar një tej reagim nga faktorët ndërkombëtarë sa i përket bashkëpunimeve që ne i kemi dhe kjo është parë edhe me anulimin e atij ushtrimi të përbashkët në kuadër të Deefender 2023, në Gjakovë, të gjithë e kemi pritur me gëzim këtë gjë. 1365 ushtarë kanë marrë pjesë. Por nuk mund të zmbrapsim Republikën demokratike dhe mekanizmat e shtetit tonë të pavarur, karshi ekstremistëve të dhunshëm”, tha kryeministri, raporton Gazeta Blic.Ai vlerëson se masat e marra ndaj Kosovës nuk janë fer dhe proporcionale, por që do të vazhdojë bashkëpunimi me SHBA-të e BE-në, me të cilat thotë se kemi raporte të shkëlqyeshme, por që vështirësitë vijnë kur ndërmjetësit kanë kërkesa të palës tjetër.
“Besoj që masat që janë marrë ndaj nesh nuk janë fer dhe janë joproporcionale. Sidoqoftë, ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin, komunikimi edhe më të dendur për të sqaruar çdo keqkuptim. Po e ritheksoj, ne nuk kemi alternativë tjetër pos BE-së dhe SHBA-ve, marrëdhëniet bilaterale me to vazhdojmë t’i kemi të shkëlqyeshme. Kur vjen puna te ndërmjetësit evropianë dhe amerikanë të cilët vijnë tek ne edhe me kërkesat e palës tjetër, sigurisht që ka sfida dhe vështirësi”, deklaroi Kurti
Të tjera
-
Moti për nesër: Reshje të dendura shiu, mund të shkaktojnë probleme apo përmbytje
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me rrebeshe e res...
-
Apple prezanton serinë e re të smartfonëve
Firma globale e teknologjisë me bazë në SHBA, Apple, prezantoi sot serinë e s...
-
Ish-deputeti i Vetëndosjes: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët n’shpi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha në Pressing në T7 s...
-
Gashi: Qeveria Kurti me afera të jashtëzakonshme korruptive
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka pa...
-
Debati i nesërm Harris-Trump, dhjetëra miliona amerikanë pritet ta ndjekin
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republi...
-
Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osma...
-
“Shkëqyen”,- Pasi gaboi detyrën, merrë teposhtëzën Kurti- Shkëlqen me gabime
Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënës...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...