Rozë

Humb jetën aktori i njohur, u përplas për vdekje nga një mjet pranë banesës së tij

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 13 June 2023

Aktori i njohur amerikan, Treat Williams vdiq në një aksident automobilistik pranë shtëpisë së tij luksoze në Vermont.

Sipas mediave ndërkombëtare, aksidenti fatal ka ndodhur pasditen e së hënës kur motoçikleta në të cilën udhëtonte Williams është përfshirë nga një makinë e drejtuar nga një shofer 35-vjeçar.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi 35-vjeçar është kthyer majtas, pa parë aspak rrugën dhe ka marrë zvarrë aktorin.

-Advertisement-

Williams, i njohur për rolet e tij në Everwood dhe filmin Hair, u vra në aksident afër shtëpisë së tij, vetëm disa orë pasi postoi video dhe foto të kopshtit të tij të rregullimit.

Treat Williams lindi në vitin 1951 dhe filloi karrierën e tij profesionale në fushën e aktrimit rreth moshës 20-vjeçare, pasi u diplomua për herë të parë në Kolegjin Franklin dhe Marshall.

Karriera e tij mori hov pas paraqitjes së tij të parë në film në filmin thriller Deadly Hero në 1975 dhe një vit më vonë ai u shfaq në Ritz dhe The Eagle Has Landed.

Në vitin 1979 ai luajti George Berger në Hair, i cili u bazua në një muzikal në Broadëay, për të cilin ai u nominua për një Golden Globe për herë të parë. Dy vjet më vonë nominimi i tij i dytë për Golden Globe pasoi për filmin Prince of The City.

Gjithsej në karrierën e tij Treat Williams kishte marrë pjesë në më shumë se 120 filma, shfaqje dhe prodhime televizive.

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy