Sot 24 vite nga dita e Çlirimit të Kosovës, Basha thirrje për bashkëpunim: Të ecë përpara drejt anëtarësimit në NATO
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 12 June 2023
Lulzim Basha e ka uruar Kosovën për 24-vjetorin e ditës së çlirimin de hyrën e forcave të NATO në territor.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-kryetari i PD-së ka shprehur mirënjohjen për aleatët ndërkombëtare dhe vendet anëtare të NATO-s, të udhëhequr nga SHBA-të.
Sakaq bën thirrje për bashkëpunim dhe koordinim të pandarë me aleatët.
Postimi i plotë i Bashës:
Ëndrra e lirisë, e trashëguar brez pas brezi, mori jetë 24 vjet më parë mes dhimbjesh dhe sakrificash që do të shënojnë përgjithmonë identitetin tonë kombëtar.
Liria dhe shteti i Kosovës janë kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe aleatëve tanë. E ardhmja e Kosovës, si një shtet i fortë dhe demokratik, si anëtare e NATO-s dhe BE-së, i ka rrënjët te ky investim i përbashkët dhe aleancë e palëkundur e shqiptarëve dhe partnerëve strategjikë të kombit, pa të cilët lira dhe pavarësia do të mbeteshin aspirata!
Në këtë ditë historike, mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për liri, për udhëheqësinë e Presidentit Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Sot, më shumë se kurrë, u jemi mirënjohës aleatëve tanë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve, që përmes një lufte të drejtë i dhanë fund një padrejtësie historike!
Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit të Kosovës, shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, vendeve mike dhe aleate të Europës dhe partnerëve të tjerë që mbështetën dhe luftuan për kauzën e drejtë të Kosovës së lirë, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë e japin për konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës.
Tani është koha që në bashkëpunim dhe koordinim të pandarë me aleatët tanë të mëdhenj, Kosova të tejkalojë çdo sfidë dhe të ecë përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe në institucionet ndërkombëtare, për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e saj dhe mbarë rajonin.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...