Lajme

Kurti: Besnikërisht rreth Lidhjes, avancojmë interesat tona me aleatët, amerikanë dhe evropianë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 10 June 2023

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 10 qershori shënon ditën kur të gjithë shqiptarët sikur 145 vjet më parë kthehen kah qyteti historik i Prizrenit.

Në praninë e shumë mysafirëve, përfshirë Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kurti ka theksuar se shqiptarët duke ruajtur lidhjet, ruajnë idealet dhe traditën e angazhimit të interesave të përbashkëta.

“Besnikërisht rreth Lidhjes, mund të avancojmë në rrugën tonë për forcimin politik të shteteve tona, bashkë me aleatët tanë, amerikanë dhe evropianë”, është shprehur Kurti.

-Advertisement-

“Për ta ruajtur lidhjen institucionale, jam edhe vetë këtu që ta ruajmë filozofinë e Lidhjes”.

145 vjet më parë, më 10 qershor 1878 ishte mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përvjetor në të cilin po zhvillohen aktivitete të ndryshme në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera