Apel për të gjithë pacientët tanë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot_6-2.png)
Autori: Gazeta inFokus
10:51 | 09 June 2023
Të nderuar,
Në periudhën e kaluar kemi marrë një numër të madh mesazhesh mbështetëse, me anë të letrave dhe thirrjeve të vazhdueshme nga pacientët tanë që shprehin mbështetjen e tyre për Klinikën dhe për Dr. Zhan Mitrev. Ju jemi mirënjohës për besimin dhe mbështetjen që na keni dhënë që në fillimet e “procesit”. Pas nesh kemi një sukses të madh në rritjen e standardeve të shërbimeve dhe rezultateve shëndetësore në vend, dhe një numër i madh pacientësh kanë kërkuar ndihmë dhe shpëtim nga ne dhe na besuan jetën dhe shëndetin e tyre. Sot ata janë pjesë e familjes sonë.
Duke qenë se po afron fillimi i seancës së parë në gjykatë dhe herën e fundit disa nga pacientët u organizuan me iniciativën e tyre për të na mbështetur, kësaj radhe i ftojmë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Vijojnë 4 seanca radhazi që janë caktuar në intervale të shkurtra kohore, më 13 qershor, më pas me 15, 16 dhe 19 qershor dhe mbështetja me prezencë fizike do të ishte një ngarkesë për shëndetin tuaj. Kushtet atmosferike, moti i nxehtë dhe ndryshimi i temperaturave nuk ndikojnë pozitivisht tek pacientët me probleme të zemrës apo tek ata që marrin trajtim terapeutik. Pavarësisht se e dëshirojmë mbështetjen tuaj në gjykatë, shëndeti juaj është shqetësimi ynë kryesor.
Prandaj ju bëjmë lutje që të mos paraqiteni para Gjykatës për të treguar mbështetjen tuaj.
Gjithashtu, i’u bëjmë thirrje punonjësve tanë, të cilët janë të revoltuar nga presionet ndaj të cilave janë ekspozuar gjatë gjithë kësaj kohe, të fokusohen në atë në të cilën janë më të mirët, që është puna e tyre dhe kujdesi i parezervuar ndaj pacientit. Lufta jonë vazhdon në sallën e gjyqit me të vërtetën dhe faktet në anën tonë. Lufta do të vazhdojë, por rezultati që presim është pafajësia. Shpresojmë në mirëkuptimin e kërkesës sonë dhe ju falenderojmë edhe një herë për mbështetjen tuaj.
*Artikull i sponsorizuar!
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/08/FotoLajm-002.jpg)
Të tjera
-
Me emër e mbiemër, kush janë shqiptarët e UDB-së që i përmendi Fehmi Berisha
Fehmi Berisha, ish i burgosur politik dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqi...
-
“Noizy ofroi 40 mijë euro për ta nxjerrë në pritë Klevion”, flet sërish Medi Iseni: Stresi thuri planin e rrahjes
Medi Iseni, personazhi i njohur në TikTok, ka treguar plot detaje të incident...
-
Fluksi te Dheu i Bardhë, kolona deri në 400 metra për të dalë nga Kosova
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga ...
-
Nura viziton familjen që i’u djeg shtëpia, thotë se Komuna do t’i mbuloj shpenzimet e qirasë
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë ditës së sotme e ka vizit...
-
Ura e Ibrit: Si dhe kur mund të hapet?
Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të ...
-
Flasin nga Barileva Turist, pasi është ndaluar një autobus i tyre për disa orë në kufirin hungarez
Para disa minutave është raportuar së është ndaluar një autobus i kompanisë B...
-
Konvertimi i patent shoferëve nga ato serbe në të Kosovës, publikohen të dhënat e reja
Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë po vazhdojnë me konvertimin e patentë...
-
Maqedonci: Baca Deli Haxhosaj pavarësisht problemeve shëndetësore, nuk pranon të thehet
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, e ka vizituar sot në Gjakovë Deli Haxhos...
-
Pse ndodhi vrạsja në Zllakuqan të Lipjanit?
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Si pa...
-
Edi Rama për medalistët olimpik të Kosovës: I lumtur dhe krenar që jam miku juaj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është shumë i lumtur dhe kre...
-
Hoti-Kurtit dhe Osmanit: Tendenca për të marrë merita nga suksesi i sportistëve pa bërë asgjë është akt mashtrimi
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë...
-
Krasniqi nga Ura e Ibrit: Nesër të vijnë edhe ata që protestuan për të diskutuar brengat që kanë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se bas...