Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se tentoi ta vrạs bashkëshorten e tij në Fushë Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
15:16 | 07 Gusht 2024
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj burrit që dyshohet se plagosi me armë zjarri bashkëshorten e tij mëngjesin e djeshëm në Bresje të Fushë Kosovës.
Zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, tha për Gazetën Online Reporteri.net se të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Ndërsa për të arrestuarin e dytë, Gjykata nuk ka pranuar ende kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.
Krejt çka dihet për rastin?
Mëngjesin e së martës një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. E këmbëzën e armës dyshohet se e shkrepi bashkëshorti i saj, i cili kishte vetëm pak orë që ishte liruar nga masa e ndalimit policor.
I dyshuari më 2 gusht ishte arrestuar, pasi ishte denoncuar për dhunë në familje.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, të martën njoftoi se fillimisht kishte parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, por në seancën fillestare ndaj të dyshuarit, ishte marrë parasysh gjendja shëndetësore e të dyshuarit dhe ndaj të njëjtit më pas ishte propozuar që t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak. Por kjo ishte refuzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë.
Gjyqtari i procedurës paraprake kishte marrë vendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo viktimës së rastit.
I dyshuari tashmë po hetohet për veprat penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Mospërfillje e Gjykatës’.
Përveç bashkëshortit të viktimës, është arrestuar edhe një person tjetër.
Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se i arrestuari i dytë dyshohet se ka marrë armën që dyshohet se u përdor në rast, për ta larguar nga vendi i ngjarjes.
Arma më pas është sekuestruar bashkë me tre fishekë dhe me tri gëzhoja, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Gjendja shëndetësore e viktimës
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK, Nazmi Kolgeci, ka njoftuar se gruaja që dyshohet se u plagos nga bashkëshorti i saj dje në Bresje të Fushë Kosovës, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Kolgeci tha për Gazetën Online Reporteri.net se gjendja e viktimës është stabile, teksa ka bërë me dije se lëndimet i ka pasur në krahun e majtë, kokë dhe bark.
“Gjendja është stabile. Dje është bë drenazha torakale, një intervenim i vogël kirurgjik, që ka qenë i nevojshëm dhe mandej ajo është transferuar në klinikën tonë për trajtim më të mëtutjeshëm. Lëndimet i ka pasur në krahun e majtë, që është lëndim më i vogël, në kokë, në bark. Por, ajo që është më e rëndë ka qenë në regjionin e toraksit të majtë. Nuk besoj që kemi nevojë për intervenime të tjera. Gjendja është stabile dhe duke u bazu në përvojën tonë me pacientët tjerë, unë besoj që kjo paciente ka me kalu mirë”, ka thënë Kolgeci.

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...



























