“Është lëndim me thịkë”, drejtori i Torakales jep detaje për gjendjen e fëmijës që u plạgos në Lipjan
Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 07 August 2024
Në ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Zllakuqan të Lipjanit ka mbetur i palgosur edhe një fëmijë.
Ai fillimisht është trajtuar në Klinikën e Emergjencës ndërsa tashmë kanë filluar procedurat për vazhdimin e trajtimit të tij në Klinikën Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë derisa në një prononcim për Gazetën Infokus, drejtori i Klinikës së Torakales, Nazmi Kolgeci ka thënë se lëndimi është bërë nga therja me thikë.
“Është një 16 ose 17 vjeçar por ende s’është shtri në Klinikë tek ne vetëm është bërë kërkesa për vazhdim të trajtimit. Është bërë drenazha është një pneumatoraks i anës së majtë. Në bazë të kësaj po supozojmë se lëndimi është me thikë. Klinika e ka kërkuar për transferim mirëpo ende nuk është bërë transferimi”, ka thënë ai.
Lajmin për ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar për Gazeta Infokus zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor”, ka theksuar Ahmeti.
Ajo tutje ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriqimin e plotë të rastit.
Dy personat e dyshuar tashmë janë arrestuar./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Dyshohet se rrạhụ një grua shtetase të huaj, arrestohet
Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur një grua shtetase të hua...
-
Vdẹs një burrë në Prizren, ishte rrëzuar nga shkallët
Një burrë nga Prizreni ka vdekur gjatë ditës së enjte për shkak të lëndimeve ...
-
Bastisjet në Leposaviq, Policia konfiskon rreth 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë, 11 mijë euro e 3 mijë franga
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer dje në dy...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret aktakuzën për rastin Banjska, kërkon durim deri në trajtimin e tij
Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti ...
-
Policia apel qytetarëve, të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes në ditët me shi
Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve të jenë të kujdesshëm gjat...
-
Vdẹs zyrtari i Policisë së Kosovës në moshën 52-vjeçare
Zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicë...
-
Rohde uron Osmanin për “M100 Media Award”, “liria e medias duhet të ruhet”
Presidentja Vjosa Osmani, dje është nderuar me çmimin “M100 Media Award”, çmi...
-
Gjermani: Mungesë personeli në sistemin e shërbimit mjekësor
Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujd...
-
Gjilan: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 48-vjeçar me inicialet Z.H., i cili is...
-
Bora e parë në mes të shtatorit në Ballkan bie në Slloveni
Vala e ftohtë e Atlantikut mbi Evropë po lëviz drejt lindjes, ku bora e parë ...
-
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
“Nga një industri e brishtë dhe relativisht e pazhvilluar prodhuese, Kosova s...
-
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kanë kryer dje trajnime për kontrollin e trazirave
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur dje një trajnim për kontrollin...