Gruaja e dytë e sheikut të Katarit, 63-vjecarja njihet si gruaja më elegante në botë
Autori: Gazeta inFokus
10:35 | 09 June 2023
Ajo është “gruaja publike” e ish-Emirit të Katarit dhe di si të sigurohet që të marrë të gjithë vëmendjen. Sheikha Moza bint Nasser Al-Missned është e dyta nga tre gratë e Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani dhe mundi të fitonte një turmë të re fansash gjatë dasmës së Princit të Jordanisë.
63-vjeçarja zgjodhi dy veshje nga Valentino për dasmën mbretërore më 1 Qershor: një pallto voluminoze rozë dhe të zezë si dhe një fustan ngjyrë limoni për banketin.
Nëna e 7 fëmijëve ka në pronësi qiellgërvishtësin më të lartë në Europë, “The Shard”, Harrods dhe Fshatin Olimpik. Vendi i saj ka më shumë prona në Londër se sa kurora britanike, si dhe markën italiane Valentino, të cilën e bleu për 700 milionë Euro në vitin 2012.
Falë pasionit të saj për modën, Sheikha Moza, e cila është edhe nëna e Emirit aktual të Katarit, përshkruhet si një nga “gratë më elegante në botë”. Ajo ka thënë për “Financial Times” se stili i saj “respekton traditën” ndërsa është “modern dhe praktik”. 63-vjeçarja nuk ka një stilist sepse sipas saj “nuk mund të gjejë askënd që e di se çfarë do ajo”.
“Është terapia ime mendore. Kur jam e rraskapitur, shkoj te garderoba, shoh dollapët dhe përpiqem të kombinoj e rregulloj gjëra”.
Disa stilistë e kanë krahasuar elegancën e saj me atë të Zonjës së Parë, Jackie Kennedy. Ata janë shprehur se përveç bukurisë, Sheikha Moza është shumë e qetë, flet me zë të ulët dhe e di se çfarë kërkon.
E lindur në Katar dhe e rritur në Egjipt e Kuvajt, ajo ka ndjekur studimet universitare për Politika Publike dhe është nderuar me grada honorifike. Në vitin 2007 dhe 2010, “Forbes” e renditi si një prej “100 grave më të pushtetshme në botë”. Bashkëshorti i saj, Hamad Bin Khalifa Al Thani ka 24 fëmijë dhe 2 gra të tjera që nuk janë publike.








T� tjera
-
Kuvendi miratoi në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2027, në vle...
-
Alarm për dronë në aeroportin e Xhenovas në Itali, mbyllet për dy orë
Një alarm për dron u lëshua në Aeroportin e Xhenovës mbrëmjen e djeshme, duke...
-
Erërat e forta përfshinë Kosovën mbrëmë, këto janë komunat më të prekura nga dëmet dhe ndërprerjet e rrymës
Erërat e fuqishme që përfshinë Kosovën gjatë mbrëmjes së së enjtes shkaktuan ...
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...




































