Sulm me thikë në Francë, katër fëmijë të plagosur
Autori: Gazeta inFokus
14:34 | 08 June 2023
Një burrë i armatosur me një thikë e sulmoi një grup të fëmijëve parashkollorë, që po luanin pranë një liqeni në Alpet franceze, duke i lënë katër fëmijë dhe një të rritur të lënduar.
I dyshuari u arrestua në vendin e ngjarjes në qytezën Annecy pas sulmit të kryer rreh orës 9:45. Një burim nga Policia franceze i tha agjencisë së lajmeve AFP se i dyshuari u kishte thënë policëve se ai ishte një azilkërkues sirian.
Ministri i Brendshëm, Gerald Demanin, tha se i dyshuari ishte i arrestuar “falë reagimin të shpejtë të forcave të sigurisë”.
Dy prej fëmijëve, që besohet se janë trevjeçarë, dhe i rrituri janë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetë në spital, tha një burim nga institucionet e sigurisë për AFP. Zyrtarët lokalë kishin raportuar më parë se gjashtë fëmijë dhe një i rritur kishin mbetur të lënduar.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dënoi krimin dhe tha se e gjithë Franca është e shokuar.
“Po mendojmë për ta, si dhe për familjet e tyre dhe për shërbimet e emergjencës”, tha ai në Twitter.
Zyra e kryeministres së Kosovës, Elisabeth Borne, bëri të ditur se ajo do ta vizitonte vendin e ngjarjes, ndërsa deputetët e parlamentit mbajtën një minutë heshtje pas lajmit për sulmin e bërë në Annecy.
“Ka fëmijë shumë të rinj në gjendje kritike dhe po ju ftoj për një minutë heshtje për ta, për familjet e tyre”, tha kryetarja e parlamentit, Rael Braun-Pivet.
“Shpresojmë që pasojat e këtij sulmi tejet serioz nuk janë pasoja që do ta dërgojnë vendin në zi”, shtoi ajo.
Identiteti i sulmuesit është ende duke e verifikuar nga forcat e sigurisë dhe nuk është konfirmuar.
Franca ka qenë cak i sulmeve ekstremiste gjatë dekadës së fundit, përfshirë atë të vitit 2015 ndaj revistës Charlie Hedo, sulmin e të njëjtin vit në stadiumin kombëtar dhe sallën e koncerteve në Paris, si dhe sulmin në Nice në vitin 2016.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































