“Kërcënimi serb nuk ekziston”, Rama: Kosova po tkurret në sytë e atyre që e bënë shtet
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 08 June 2023
Kryeministri, Edi Rama është shprehur se situata në veri të Kosovës është shumë shqetësuese përsa i përket pozitës së saj tek ndërkombëtarët.
Ndër të tjera Rama në fjalën e tij është shprehur se është për tu shqetësuar fakti që Kosova po tkurret në sytë e atyre që e krijuan si shtet.
“Arsyeja se pse e ndaj publikisht sot është sepse situate po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spectator duke parë sesi Kosova tkurrret në sytë e atyre që e krijuan shtetin e Kosovës”, ka thënë Rama.
Ndër të tjera ai ka theksuar se shqetësuese për të nuk është Serbia pasi ai kërcënim ka marrë fund më 1999, por shqetësuese janë tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellë pasoja.
Sipas Ramës kërcënimi i Serbisë është një mision i mbyllur që përdoret nga politikanët në Kosovë për të bërë politike të brendshme.
“Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët por jam i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës dhe për tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte. Duke filluar nga pasojat e rritjes së numrit të trupave në Kosovë që do të thotë ulje e kapacitetit Sovran të Kosovës. Ose një gjë që do të thotë humbja e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi dhe një mundësie për të integruar plotësisht veriun në jetën e vet institucionale duke hapur rrugën që të kalojë në kontrollin e trupave të huaja që do të ishte një gjë e tmerrshme për këto jam shumë i shqetësuar. Nuk ka kërcënim për kosovëbn, ai është vetëm në mendjet e politikanëve në Kosovë si një mënyrë për të bërë politikë të brendshme, Serbia e ka humbur përfundimisht Kosovën në 1999 dhe nuk ka asnjë fuqi që ti preke Kosovës një fije floku”, është shprehur ndër të tjera ai.
Rama ka komentuar edhe faktin nëse Kurti mund të shpallet non grada, nga SHBA ku ka theksuar se ajo që është më shqetësuese në këtë rast është fakti se sot në lojë është Kosova si e tërë jo vetëm një individ.
“Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, por e Kosovës si e tërë, unë dua vetëm suksesin e Kurtit, të qeverisë së Kosovës dhe asgjë tjetër por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shikoj duhet që të ndahet me të gjithë pasi është një kërcënim i madh që nuk i vjen nga Serbia por nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku Kosova është e humbur”, ka thënë Rama.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...