Revolucion te Bayern, ja lista me 7 lojtarët që largohen!
Autori: Gazeta inFokus
10:11 | 08 June 2023
Sadio Mane është emri kryesor në listën prej 7 personash që do të lënë Bajernin e Mynihut këtë verë, sipas raportimeve të mediave gjermane.
Thomas Tuchel i cili udhëhoqi Bajernin drejt titullit të 11 radhazi, të siguruar në javën e fundit të kampionatit, kërkon të rindërtojë skuadrën në Allianz Arena pas një sezoni plot oshilacione për gjigandët gjermanë.
Anësorët e Bajernit janë të parët në listën e merkatos, me Mane, Leroy Sane dhe Serge Gnabry që raportohet se ju është treguar dera e largimit sipas Bild.
Mbrojtësi i djathtë Bouna Sarr, portieri Alexander Nubel dhe mesfushori Marcel Sabitzer huazimi i të cilit te Manchester United përfundon me mbylljen e sezonit, gjithashtu janë të lirë të largohen.
Ndërkohë lista prej 7 emrash kompletohet me Benjamin Pavard i cili ka zgjedhur të mos zgjasë kontratën e tij me bavarezët. Futbollisti francez që ka zgjuar interesimin e Barcelonës dhe Liverpool mund të largohet menjëherë nëse një klub i ofron Bajernit 30 milionë euro.
Pavarësisht se firmosën me Mane vetëm verën e kaluar, gjigandët e Bundesligës janë gati të dëgjojnë ofertat për sulmuesin 31-vjeçar.
Mane ka shënuar vetëm 7 gola në 25 paraqitje në kampionat këtë sezon, dhe goditi me grusht në fytyrë Sane pas eleminimit në Champions League nga Manchester City në prill.
Ndërkohë Manchester United po monitoron situatën e Leon Goretzka, me futbollistin gjerman që pritet të largohet nëse nuk i garantohet një vend në skuadrën e parë nga Tuchel.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...

































