Gazetari serb nga Mitrovica: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta, me thirrje të Listës Serbe
Autori: Gazeta inFokus
07:15 | 08 June 2023
Branisllav Kërstiq, gazetar nga Mitrovica, thotë se kryeministri Albin Kurti po luan me të drejtat kolektive të qyetarëve serbë dhe po merr vendime të njëanshme.
I ftuar në emisionin “Kallxo Përnime”, Kërstiq tha se Kurti ka pasur periudhë të suksesshme në 18 muajt e parë ne negociata me Beogradin zyrtar.
“Por, në 6 muaj e fundit ai ka marrë vendim: unë jam shtet, unë jam pushtet” – shtoi ai.
“Deri kur? Deri kur zyrtarët më të lartë të administratës amerikane e kanë kuptu që kryeministri ynë po luan me të drejtat kolektive të serbëve në veri” – shtoi ai.
Tani, sipas tij, situata është më e qetë në veri dhe ka një paqe.
Kjo, sipas tij, shihet edhe në buzëqeshjet e policëve.
Ndonëse, thotë se protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe, kjo e fundit siç thotë Kërstiq e ka humbur kredibilitetin te populli serb në veri të Kosovës.
Gazetari po ashtu tha se një deklaratë e zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, është bërë nga presioni i madh.
“Më duket z. Kelani kur ka dalë me atë deklaratën kur vetura e policisë është sulmuar me gurë ka qenë vetëm presioni nga policia në Prishtinë sepse 15 gazetarë kemi qenë atje, askush s’e ka regjistruar atë sulm me gurë në veturë të policisë” – tha Kërstiq.
Ai në “Kallxo Përnime” ka shtuar se njerëzit në veri e kanë kuptuar që vendimet e Kurtit janë të njëanshme dhe se atij nuk po i interesojnë njerëzit në veri, por vetëm territori.
“Edhe unë jam nganjëherë në këtë grup, edhe bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar këtë” – u shpreh ai.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























