Lajme

Hovenier për takimet e Lajçak dhe Escobar: Këto ishin kërkesat tona

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 06 June 2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për takimet e zhvilluara dje dhe sot ndërmjet emisarëve nga SHBA dhe BE, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobarë me liderë institucionalë në Kosovës.

Ai ka thënë se janë zhvillime të rëndësishme në takimet që nisën mbrëmë me kryeministrin Albin Kurti, për të vazhduar sot me presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e opozitës.

“Theksuam nevojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm në veri të Kosovës, përfshire zgjedhjet e reja gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe implementimin e plotë të marrëveshjes së normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hovenier.

-Advertisement-

Në orët e vona të pasdites së sotshme, Lajçak dhe Escobar kanë takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilëve u kanë kërkuar që të marrin pjesë në zgjedhjet e reja që do të mbahen në veri të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera