Tensionet në Veri, diplomati Ukshini: Adresa e trazirave është në Beograd, Serbia po synon të minojë shtetin e Kosovës, Vuçiq gënjen popullin e tij
Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 04 June 2023
Diplomati Sylë Ukshini ka folur për tensionet në Veri të Kosovës dhe qasjen e Serbisë. Ai u shpreh në një intervistë në Panorama TV se adresa e të gjitha trazirave ishte në Beograd.
Ukshini shtoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç po mashtron popullin e tij duke i premtuar se Kosova do të jetë Serbi. Sipas tij për 100 vite në diskursin politik të Serbisë, shqiptarët janë konsideruar si hebrenj.
“Gjithë bota e pa që aty kishte njësi speciale nga Serbia, Dukej qartë që kishte struktura të Serbisë që ishin të maskuara. Adresa e të gjitha këtyre trazirave ishte në Beograd. Unë e di që ndoshta shkolla shpirtërore është qeveria e Millosheviçit, por sjelljet e Vuçiç kanë qenë agresive. Serbët po kërkojnë rikthimin e Kosovës nën Serbi.
Kërkesat e tyre janë anakronike. Sepse unë mendoj se bashkësia ndërkombëtare po e toleron Vuçiçin që të premtojë para serbëve që Kosova është Serbi. 24 vite, miliona euro janë paguar nga shqiptarët e Kosovës për serbët në Veri. Nuk paguajnë taksa, nuk paguajnë për regjistrimin e makinave. Mua më habit pak tendenca për të adresuar përgjegjësinë. Unë mendoj edhe një arsye pse Beogradi reagon kaq ashpër, Unë mendoj se Beogradi është në panik. Ka frikë se po e humbet monopolin lista serbe në Kosovë. Dha urdhër të bojkotohen zgjedhjet dy herë. Tani kur doli i zhveshur sot të mbrojmë këtë. Ne po flasim për në Veri ku janë një lokalitet si Kavaja dhe Rrogozhina.
Ata nuk janë serbët lokalë. Ata kërkojnë që të ketë pushtet të Serbisë aty. Ideja për të ndërtuat Serbinë e madhe ka perënduar dhe Vuçiçi po i gënjen serbët. Po u thotë që Kosova është Serbi. Ata duan ta minojnë shtetin e Kosovës. Cilat të drejta po cenon flamuri i Kosovës në ndërtesën e Zveçanit. Për 100 vjet në diskursin politik dhe akademik të Serbisë shqiptarët janë portretizuar si hebrenj”, tha ai.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...