Lajme

A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, e a do të arrijë të përfundojë mandatin Albin Kurti?

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 04 June 2023

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se veriu do ta përdorë kryeministrin Albin Kurti si një karrem politik për fushata, në mënyrë që Kurti do të jepë vetë dorëheqje nga posti I kryeministrit, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi që sipas tij tashmë ka një kërkesë politike për mocion mosbesimi nga ana e AAK-së, ku nëse ky veprim shtyhet, do ta bëjë Kurtin që japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit për të I shmangur shkakrimin e mundshëm.

Shala përmes një postimi në “Facebook”, shtoi se dorëheqja do të duhej të llogaritej në hapësirën kohore kur në Kosovë do të kemi një fluks të madh të diasporës.

-Advertisement-

“A do të kemi zgjedhje të parakohshme nacionale në Kosovë? Meqenëse tashmë ka kërkesë politike për mocion mosbesimi nga ana e AAK-së si subjekt politik, a mund të shtyhet ky veprim në mënyrë që Albin Kurti të japë dorëheqjen nga pozita e kryeministrit për të shmangur shkarkimin e mundshëm nga opozita por edhe nga ai i brendshëm fraksion që ka në VV? Pra, veriu do ta përdorë Albin Kurti si karrem politik për fushata, ndërsa nga ana tjetër, realiteti i kërkesës që do të mbajë Escobardi është që ASK të funksionojë brenda afatit 14-ditor. Dhe dorëheqja duhet të llogaritet në hapësirën kohore që duhet bërë kur në Kosovë të kemi një fluks më të madh të diasporës ku “Kryeministri i vetëlarguar” do të mund të llogarisë në votat e tyre se ka një prishje me grupet e interesit përmes ligjit të pagave”, ka shkruar Shala./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera