Lajme

“Situata në Veri mund të shmangej”, Feith: Qeveria e Kosovës të jetë e kujdesshme

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 04 June 2023

Pieter Feith, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian tha në një intervistë për Euronews Albania situata në veri mund të ishte shmangur.

Ai u shpreh se ajo që ndodhi nuk e kishte habitur, pasi e njëjta situatë kishe ndodhur në 2011 kur ai ishte përfaqësues i BE.

Feith rekomandoi qeverinë e Kosovës të jetë më e kujdesshme në kushtet kur aleati më i madh strategjik i Kosovës, SHBA është bërë shumë kritike ndaj saj.

-Advertisement-

“Doja të vija theksin te fakti që SHBA që gjithmonë kanë qenë aleati më i ngushtë i Kosovës, tani janë bërë shumë kritike dhe kjo është shenjë e keqe. Kjo duhet ta bëjë qeverinë të mendojë lidhur me qasjen, duhet të jetë më e kujdesshme”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera