Lajme

Policia: Sulmi ndaj dy shqiptarëve u krye nga një grup kriminelësh të maskuar

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 01 June 2023

Dy shqiptarë janë sulmuar sot gjatë ditës në Mitrovicën e veriut.

Sipas policisë ata janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët ishin të maskuar.

Personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme.

-Advertisement-

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy