Lajme

U përjashtua nga “Defender 23”, Qeveria nuk e largon nga objekti banerin e këtij ushtrimi

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 01 June 2023

Dy ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendosën sanksione Kosovës. Vendi ynë u përjashtua nga “Defender Europe 23”.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier njoftoi se vendimi për përjashtimin e Kosovës nga “Defender 23” u mor gjatë natës nga komandanti amerikan për Europën, Christopher G. Cavoli.

Përkundër përjashtimit, në ndërtesën e qeverisë së Kosovës ende qëndron i vendosur baneri “Defender Europe 2023”.
Kryeministri Albin Kurti sanksionet e Amerikës i quajti të padrejta teksa theksoi se kjo është një fatkeqësi.

-Advertisement-

SHBA ndëshkoi Kosovën në këtë formë pasi Kurti nuk pranoi kërkesën e tyre për t’i tërhequr njësinë speciale të policisë nga veriu i Mitrovicës, përkundër tensioneve të shkaktuara dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR’it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera