Kancelari austriak fajëson të dy palët për situatën në veri, por më shumë Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
12:55 | 01 June 2023
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka folur sot rreth trazirave në veri, duke thënë se palët po bëjnë hapa që e pamundësojnë de-eskalimin e situatës.
Nehammer fajësoi institucionet e Kosovës, pasi siç tha ai, nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për ta de-eskaluar situatën.
“Kur jemi tek kjo situatë, institucionet kosovare nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për ta de-eskaluar situatën. Është shumë e rëndësishme që dhuna të ndalet. Dhuna është çdoherë e papranueshme”, tha ai para mediave në margjinat e Samitit të Liderëve Evropianë në Moldavi.
Kancelari austriak theksoi Serbia është një vend shumë i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.
“Ka ndikim të madh në de-eskalimin e konflikteve. Por, për të de-eskaluar duhen dy vende. Duhet edhe Kosova”, deklaroi ai.
Ndërkohë, edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dje tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.
Macron i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë
Fajin për trazirat në veri, autoriteteve të Kosovës ua kanë lënë shumica e vendeve mike ndërkombëtare, me SHBA-në që dje njoftoi edhe sanksione ndaj Kosovës, ku përfshihej moslejimi i Kosovës për pjesëmarrje në stërvitjet Defender Europe 2023, moslobimi në shtetet mosnjohëse, si dhe ndalimi i vizitave Kosovë – SHBA për zyrtarët shtetërorë, njofton Reporteri.
Rreth situatës në veri sot foli edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se është në Samitin e Liderëve Evropianë në Moldavi për të kërkuar përkrahjen e aleatëve të Kosovës në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri.
Osmani tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është i interesuar që përmes bandave kriminale të destabilizojë vendin tonë.
“Ne si rajon, në veçanti si Kosovë jemi përballë sfidave të tilla sepse Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë në rajonin tonë duke tentuar ta destabilizojë Kosovën, por edhe shtetet tjera të rajonit. Jam këtu sot për të kërkuar përkrahjen e partnerëve tanë që ti luftojmë këto tendenca destabilizuese, që të luftojmë së bashku për sundim të ligjit dhe të parandalohet ndikimi edhe i propagandës, por edhe i këtyre tendencave. Vuçiqi është i interesuar që përmes bandave kriminale të destabilizojë vendin tonë. Nuk duhet assesi të lejojmë një gjë të tillë, prandaj koordinimi me aleatët tanë të cilët kanë qëndruar pranë nesh përgjatë kohëve më të vështira por edhe përgjatë sukseseve, është kyçe në mënyrë që edhe të shtensionohet situata, por edhe të shtyjmë përpara ide, propozime të cilat kontribuojnë për paqe e stabilitet”, ka thënë Osmani para mediave.
Ajo shtoi se përveç presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz, sot do të ketë takime edhe po thuajse të gjithë liderët evropianë që marrin pjesë në këtë Samit.
Kryeministri Albin Kurti rrugëdaljen nga tensionet në veri e ka përshkruar si “hekurudhë të drejtë me dy binarë”.
Kurti ka thënë se fillimisht duhet të tërhiqen huliganët nga rrugët e pastaj të ulet numri i policisë së pranishme në veri, dhe në të njëjtën kohë të avancohet me implementimin e marrëveshjes.
Kurti në Bratislavë ka thënë se mesazhi i SHBA-së ishte i fortë dhe se po përpiqen që të gjejnë rrugëdalje.
“Ju pyetët a jeni i frikësuar, apo i brengosur. Jam i brengosur gati gjithë kohën, po nuk frikësohem. Sepse prapë është përshkrim i punës që të mos frikësohem, por të brengosem. SHBA-ja ka përçuar një mesazh të fuqishëm, po përpiqemi fort që të gjejmë rrugëdalje, dhe rrugëdalja nuk duhet të jetë rrugë e lakuar, por një hekurudhë. Dy shina, dy binarë së pari të dalim nga kriza në veri, që do të thotë sundim i së drejtës: huliganët ose kthehen në Serbi, ose burgosen në Kosovë dhe pastaj të ulim praninë e policisë në objekte komunale dhe normalizojmë situatën.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































