Kane dëshiron vetëm një skuadër, i “bën presion” edhe Tottenhamit
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 31 May 2023
Harry Kane është shndërruar në objektivin kryesor të disa klubeve elitare të Europës. Emri i sulmuesit të Tottenham qarkullon në ambientet e Paris Saint-Germain, Real Madrid, Bayern Munich, por edhe Manchester United.
E janë pikërisht “Djajtë e Kuq” skuadra që e preferon edhe vetë Kane. Sipas mediave britanike, 29-vjeçari ia ka bërë të ditur këtë dëshirë drejtuesve të Tottenham, pavarësisht se këta të fundit nuk dëshirojnë ta lejojë të largohet në një tjetër klub të Premier League. Mirëpo, edhe në këtë situatë, Kane është shfaqur i vendosur dhe po i bën “presion” Spurs-ave që ta lejojnë të largohet këtë verë pasi përndryshe nuk e rinovon kontratën dhe largohet me parametër zero verën e ardhshme.
Sulmuesi dëshiron një klub që pretendon titullin e Premier League, por që ka ambicie edhe në Europë e Manchester United i përmbush më së miri kriteret e sulmuesit. Trajneri Erik ten Hag e pret krahëhapur Kane ndërsa vetë lojtari preferon të mbetet pjesë e Premier League edhe për një tjetër arsye. Lojtari i kombëtares së Anglisë është në ndjekje të rekordit të Alan Shearer për më shumë gola të shënuar në historinë e Premier League.
Ish-lojtari i Newcastle e mbylli karrierën duke shënuar 260 gola, ndërsa Kane do t’i mjaftonin 48 për ta rrëzuar nga froni. Kështu, Tottenham është i paralajmëruar me sulmuesin që duket se ka marrë vetë në “dorë” të ardhmen e tij.
Të tjera
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...