Lajme

Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat që janë rritur ndjeshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 31 May 2023

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.

Macron i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë.

Fajin për trazirat në veri, autoriteteve të Kosovës ua kanë lënë shumica e vendeve mike ndërkombëtare, me SHBA-në që dje njoftoi edhe sanksione ndaj Kosovës, ku përfshihej moslejimi i Kosovës për pjesëmarrje në stërvitjet Defender Europe 2023, moslobimi në shtetet mosnjohëse, si dhe ndalimi i vizitave Kosovë – SHBA për zyrtarët shtetërorë,./rel

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera