Lajme

Kosovari dëbohet 10 vjet nga Zvicra pasi sulmoi një burrë me thikë

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 31 May 2023

Në vitin 2018 e kishte sulmuar me thikë një burrë në stacionin e trenit në Olten në Solothurn të Zvicrës.

Para disa ditësh Gjykata e Lartë mori vendim që ta dëbojë një kosovar për 10 vjet nga Zvicra.

Siç raportojnë mediat zvicerane kosovari ishte I dënuar edhe me tetë vjet burgim për vrasje në tentativë.

-Advertisement-

Në vitin 2021 ai kishte bërë ankesë, por tani gjykata e ka vërtetuar vendimin e shpallur për ta dëbuar burrin nga Kosova.

Kjo edhe pse ai është i martuar dhe ka një djalë të vogël.

Ai është i lindur dhe rritur në Zvicër.

Po ashtu edhe gjithë familja e tij jeton atje, përfshirë edhe gruaja dhe djali i tij.

Thuhet se ai vuan nga skleroza multiple.

Kosovari ka deklaruar se ka frikë se në Kosovë nuk mund të gjejë trajtimin adekuatë.

Por, kjo është hedhur poshtë nga Prokuroria Publike, përcjell Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera