Shtypi gjerman: Kosova në kufi të një krize të re të madhe
Autori: Gazeta inFokus
10:57 | 31 May 2023
Shpërthimi i dhunës në veriun e Kosovës tronditi qeverinë gjermane, që e ka dënuar atë “ashpërsisht”.
Por me shumë vëmendje po i ndjek zhvillimet në Kosovë edhe media gjermane.
“Handelsblatt” shpreh shqetësimin, se Kosova sërish ndodhet në kufi të një krize të re të madhe. “Nëse do të arrihet çtensionimi i dëshiruar është e pasigurtë. Qeveria e Kosovës bëri përgjegjëse presidentin serb Aleksandar Vuçiq për zhvillimet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi në twitter të hënën në mbrëmje se ‘në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste’- Vuçiq nga ana e tij ia vuri fajin Kosovës dhe pretendoi, se policia e atjeshme ka qëlluar ndaj anëtarëve të pakicës serbe, para se të shkallëzohen protestat- Vuçiq pretendon, se Kurti dëshiron përgjakje.”
Kurse në një koment të Erich Rathfelder për “tageszeitung” me titullin “Perëndimi që harron historinë” nënvizohet se “në konfliktin aktual në Kosovë dhe po ashtu në Bosnje përjetojmë, se sa sipërfaqësor është bërë debati në lidhje me Ballkanin, se sa pak kritika marrin ata diplomatë dhe politikanë që lëvizin vidat në Ballkan, pa mësuar nga historia. Që është e gabuar strategjia e frenimit të sistemeve autokratike dhe nacionaliste me politikë zbutëse, ata nuk e kuptojnë.” Rathfelder vëren se ende jemi larg paqes së stabilizuar në rajon, megjithëse kanë kaluar 24 vjet nga lufta në Kosovë dhe shton se kjo ndoshta lidhet me atë, se mësimet nga lufta e Kosovës nuk janë të ankoruara më aq thellë tek politikanët e sotëm dhe brezi i gazetarëve, dhe merren vendime politike që nuk dalin nga mësimet e së shkuarës e kështu lindin konflikte të reja, thekson “tagezeitung”.
Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “Kryetarë komunash shqiptarë për qytetarë serbë” shkruan se “shkallëzimi i fundit u kuptua që javën e kaluar, por shenjat janë dhënë që prej një muaji. Ato lidhen me zgjedhjet komunale, që u mbajtën në prill në katër komunat veriore. Këto u shpallën, pasi popullsia serbe në veriun e Kosovës, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë, në nëntor 2022 në shenjë proteste kundër politikës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti u tërhoqën të bashkuar nga institucionet lokale….për të zënë vendet në bashkitë bosh, Kurti organizoi zgjedhjet në komunat e prekura, që u bojkotuan gati plotësisht nga popullsia serbe…BE e kritikoi menjëherë pas numërimit të votave të pakta para një muaji, që zgjedhje të tilla nuk janë zgjidhje afatgjatë politike për konfliktin në veriun e Kosovës…BE iu bashkua kërkesës së Serbisë, që Prishtina më të fund të lejojë themelimin e kërkuar prej kohësh të Asociacionit të Komunave.”
Kurse gazeta Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Kurti dhe Vuçiq grinden në kurrizin e serbëve të Kosovës, dhe se tensionet në veriun e Kosovës vazhdojnë edhe pas përplasjes së serbëve militantë me trupat e NATO-s. Kurti që ka qëndrim legalist vendosi që të zgjedhurit pas votimit të 23 Prillit të hynin në zyrat e tyre, në shërbim të të gjithë qytetarëve, shkruan NZZ, por “presioni ndaj Kurtit u rrit, kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken të shtunën në twitter dënoi hapin e Kurtit dhe kërkoi ndërprerjen e tij. Kurti nuk u impresionua nga qortimi amerikan – e pazakontë kjo për politikanët kosovarë. Në vend të kësaj ai fajësoi radikalët e komanduar nga Beogradi dhe huliganët për protestat. Këta po marrin peng popullin kosovar. Por kjo është gjysma e vërtetës. Sigurisht që ka grupime, që kanë mbështetjen e drejtpërdrejtë të partisë qeverisëse në Beograd. Por është e vërtetë po ashtu, që pjesa më e madhe e popullsisë serbe në Kosovë jo vetëm që asnjëherë nuk e ka pranuar shtetin kosovar, por veprimet pa kompromis të Kurtit i percepton si armiqësore.”
Gazeta “Die Welt” i kushton vëmendje reagimit të Rusisë pas ashpërsimit të konfliktit në veriun e Kosovës, që edhe njëherë del si fuqia mbrojtëse e serbëve. “Rusia e sulmoi ashpër perëndimin. ‘Ne kërkojmë nga perëndimi që më në fund të ndalë propagandën mashtruese që fajin për incidentet në Kosovë ua vë serbëve të dëshpëruar që duan të mbrojnë të drejtat legjitime dhe lirinë e tyre pa armë dhe në mënyrë paqësore’, deklaroi Ministria e Jashtme në Moskë….nuk është vonë ‘të kthehet pas historia e zgjedhjeve komunale të falsifikuara të 23 Prillit.’ /DW

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




































