Lajme

“Kosova në pozicion të rëndë”, Abdixhiku sot iu drejtohet qytetarëve për situatën në veri

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 31 May 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot në orën 13:30 do të mbajë një konferencë për media.

Siç ka njoftuar LDK-ja, Abdixhiku “iu drejtohet qytetarëve në konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri”.

LDK-ja reagoi dje pasi ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier njoftoi se SHBA ka vendosur ta përjashtojë Kosovën nga ushtrimi i madh ndërkombëtar, “Defender Europe ’23”, si pasojë e parë për shkak që kryeministri Albin Kurti, siç tha ai, nuk i dëgjoi këshillat e Washingtonit për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

-Advertisement-

“Nga përplasja me grupet kriminale në veri, Qeveria e Kosovës po përfundon në përplasje me vetë Perëndimin, duke rënë kështu në grackën e Serbisë. Reagimet e shteteve mike, kundër institucioneve të Kosovës, reagimet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, BE-së e vet NATO-s, dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik në të cilin gjendet Kosova. Në një pozicion të tillë Kosova nuk është gjendur asnjëherë më parë”, u tha ndër tjerash në reagimin e LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera