Lajme

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë jep ultimatum: Presim zgjidhje politike, deri në ora 14:00 ushtria plotësisht në gatishmëri

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 29 May 2023

“Jemi në pritje të një zgjidhje politike”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes i Serbis, Millosh Vuçeviq, i cili i tha se deri në ora 14:00 të pasdites do të “përfundojnë zhvendosjen e njësive ushtarake” siç ka urdhëruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten.

“Njësitet e Ushtrisë së Serbisë do të jenë të përgatitut për të kryer çdo urdhër, me shpresën që të gjejmë zgjidhje politike”, tha ai, siç e cituan mediat serbe.

Vuçeviq pati kritika edhe qortim edhe ndaj KFOR-it, për të cilët tha se po mbrojnë Policinë e Kosovës “dhe uzurpuesit e demokracisë”.

-Advertisement-

“Kordoni i KFOR-it mua mnë duket që është kordon për të fuqizuar mbrojtjes e Policisë së Kosovës kundër njerëzve duarthatë…Sot ambasadori amerikan në Prishtinë ftoi këta kryetarët të vetëshpallur të zgjedhur në kontonjerë, dy prej të cilëve u përgjigjën – dy nga partia e Thaçit, dy nga të Kurtit nuk u përgjigjën. As aty nuk është kompletuar”, ka thënë Millosh Vuçeviq.

I takon politikës dhe diplomacisë që të gjejnë zgjidhje politike…pritet që kjo do të zgjidhet politikisht”, ka thënë ministri serb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera