Vuçiqi me konspiracione: Zagrebi, Prishtina, një pjesë e Podgoricës dhe e Sarajevës po duan të më rrëzojnë
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 29 May 2023
Në kohën kur në Serbi po mbahet protestat më të mëdha opozitare kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, ky i fundit ka filluar që të bëjë konspiracione e të infiltrojë edhe vendet e rajonit se duan e po punojnë në “rrëzimin” e tij.
Ai ka shkuar edhe më tutje duke thënë se këtë e duan shumë disa në Zagreb e Prishtinë.
Presidenti i Serbisë i ka bërë këto deklarata dje gjatë një interviste duke komentuar protestat që po mbahen nga opozita atje se ato nuk janë kundër tij por kundër Serbisë.
Vuçiqi sipas mediave serbe ka thënë se Zagrebi dhe Prishtina janë bërë bashkë, por edhe një pjesë e Podgoricës dhe Sarajevës.
“Zagrebi, një pjesë politike e Sarajevës, një pjesë politike e Podgoricës dhe Prishtina duan me çdo kusht të vijë deri të ndryshimi i pushtetit në Serbi”, ka thënë ai për median Pink.
Madje Vuçiqi ka thënë se Prishtina, Zagrebi dhe disa në Sarajevë e Podgoricë duan ndryshimin e pushtetit në Serbi.
“ Po mendoni se ata po veprojnë ashtu sepse Serbia është e keqe? Pra që Prishtina dhe Zagrebi duan një Serbi më të mirë, më të përparuar…A besoni në këtë? Për të do të ishte në interes të jetë ajo Serbi që nuk I mbron qytetarët tonë në Kosovë…., e cila nuk do të jetë konkurruese në rajon dhe e fundit në aspektin ekonomik në Ballkanin Perëndimor si në kohën e Boris Tadiqit’, ka shtuar presidenti i Serbisë.
Sipas tij, kjo është arsyeja se pse duan ta dobësojnë atë.
“Do të bëjnë ta gjithçka mundet që të bëhen gati për kohëra tjera që do t’u përshtatej interesave të tyre”, ka shtuar ai.
Ndryshe gjatë të shtunës, në qendër të Beogradit, dhjetëra mijëra persona protestuan nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë pas dy sulmeve masive që ndodhën në maj në këtë shtet, kur u vranë 18 persona. /Telegrafi
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...