Presidenti Begaj shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Roshanos
Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 28 May 2023
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, zhvilloi një vizitë edhe në komunën e Roshanos, ku u takua me autoritetet vendore të komunës si dhe rajonit të Abrucos, me përfaqësues të komunitetit arbëresh të Roshanos, por edhe me diasporën e re shqiptare të vendosur aty në tre dekadat e fundit.
Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Roshanos, Dr. Simone Palozo.
Në fjalën e mbajtur, Presidenti Begaj vlerësoi përkushtimin e komunitetit arbëresh të Vila Badesës, që kanë ditur të ruajnë gjuhën, kulturën, traditat e të parëve.
“Shumë faleminderit për këtë mikpritje të ngrohtë e vëllazërore që organizuat me rastin e ardhjes time në Vila Badesa, dhe për më tepër të organizuar në këtë Kishë simbol të arbëreshëve dhe krenarie për çdo shqiptar,” tha në fjalën e tij Presidenti Begaj. Duke folur për atmosferën familjare që çdo shqiptar përjeton në Vila Badesa, Presidenti Begaj tha se: “Sheshi, kisha, rrugët, busti i Kryezotit të Arbërit, shtëpitë, gatimi – të gjitha rrezatojnë trashëgiminë tuaj arbërore dhe për këtë ju jemi vërtet mirënjohës.”
Presidenti u ndal dhe tek takimi me Presidentin Mattarella, duke nënvizuar se: “Ju siguroj se një pjesë të rëndësishme të takimit me Presidentin Mattarella, ju kushtua vëmendjes ndaj arbëreshëve, për të cilën ju siguroj se ai kishte një respekt të jashtëzakonshëm, dhe lamë të zhvillojmë projekte të përbashkëta në interes të arbëreshëve. Në kushtet e sotshme, duhet të bëjmë akoma më shumë, që gjuha arbëreshe, traditat unikale fetare, të ruhen e trashëgohen edhe tek brezat e ardhshëm.”
Kreu i Shtetit falënderoi autoritetet e rajonit të Abrucos për ndihmën që i kanë dhënë përherë diasporës shqiptare që të integrohet në shoqërinë italiane. “Praktikisht në Itali jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, të cilët janë pjesë e shoqërisë italiane, shumë mirë të integruar në këtë shoqëri,” – tha Presidenti Begaj. Arbëreshët po ashtu edhe shqiptarët e ardhur pas viteve ’90, asnjëherë nuk kanë qenë të rrezikuar nga asimilimi i gjuhës së tyre apo traditat e tyre. Presidenti shprehu gëzimin e tij që tashmë në këshillat komunalë ka shqiptarë të zgjedhur, si dhe që në Peskara ishte hapur për herë të parë një shkollë shqipe.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi gjithashtu dhe qytetin e Kietit, ku u prit nga autoritetet lokale, ndër të cilët Kryetari i Bashkisë të Kietit, Diego Ferrara, Presidenti i Provincës së Kietit, Francesco Menna, Prefekti i Chietit, Mario Della Cioppa etj.
Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, Presidenti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që i është dhënë shqiptarëve për t’u integruar në Itali, por edhe në ndihmesën që i është dhënë Shqipërisë në proceset integruese.
Kreu i Shtetit vuri në dukje gjithashtu ndihmën e qendrës spitalore të Kietit dhe Provincës së Kietit, në trajtimin e fëmijëve dhe pacientëve shqiptarë, veçanërisht në repartin e hematologjisë.
Në fund të takimeve të tij, Presidenti kërkoi që komuniteti shqiptar i vjetër dhe i ri në Itali, ashtu sikundër dhe komuniteti Italian në Shqipëri, të vazhdojnë të jenë një urë lidhëse e fortë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...