Lajme

Franca e mbështet qëndrimin e BE-së për situatën në veri

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 26 May 2023

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Geurot, ka thënë se edhe shteti prej nga ai vjen e mbështet qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në veri.

Qëndrimi i Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në veri ishte se të gjitha palët duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë.

“BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, thuhet në komunikatën e BE-së, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

BE-ja shtoi se zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike, dhe një e tillë mund gjendet vetëm përmes një dialogu duke përfshirët të gjitha palët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera