Të shtëna më armë, gaz lotsjellës, përplasje, barrikada: Krejt çka ndodhi sot në veri?
Autori: Gazeta inFokus
14:58 | 26 May 2023
Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit për t`u hyrë në objektet e komunave ka nxitur reagim të ashpër të serbëve lokalë. Menjëherë janë lëshuar alarmet në këtë pjesë të vendit dhe ka filluar grumbullimi i qytetarëve për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave. Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.
Situata më e tensionuar ka qenë të objektin të Komunës së Zveçanit. Aty është dashur intervenimi i policisë, duke hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën.
Disa media lokale kanë raportuar edhe për të shtëna me armë, por nuk është treguar se kush e ka bërë këtë veprim.
Në largim e sipër, protestuesit e inatosu kanë djegur edhe një veturë të policisë së Kosova.
Pas zhbllokimit të hyrjes se objektit, kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci , ka konfirmuar për gazetën Nacionale se ka hyr në objektin e komunës.
Reagimet e institucioneve
Për situatën në veri ka reaguar Policia e Kosovës (PK). Përmes një komunikate, policia ka njoftuar se është duke i asistuar kryetarët e komunave në veri për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.
“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, është thënë në komunikatën e Policisë.
Më pas ka reaguar edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryetarët e rinj punën duhet ta ushtrojnë në objektet zyrtare të komunave.
‘’Pas mbajtjes së zgjedhjeve të datës 23 prill, janë mbajtur seancat konstituive në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Dje u betuan edhe kryetarët e komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Për ta sot është dita e parë e punës. Punë dhe shërbim të cilin duhet ta kryejnë nga zyret e Komunave bashkë me shërbyesit civilë’’- shkroi Krasniqi në rrjetin social ‘’Facebook’’.
Sipas tij, institucionet qendrore e kanë obligim që t’ua sigurojnë e mundësojnë përmbushjen e obligimeve tre kryetarëve të zgjedhur.
‘’Ata janë zotuar që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Si ministri dhe institucione qendrore japim mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve të rinj. E si institucione qendrore e kemi obligim që t’ua sigurojmë dhe mundësojmë përmbushjen e këtyre obligimeve’’- tha Krasniqi.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...































