Haaland: Ndaj Interit luajmë në mënyrën tonë, ta shohim kush fiton
Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 26 May 2023
Erling Haaland i mjaftoi vetëm një sezon në Angli për t’u kurorëzuar si një nga futbollistët më të mirë në botë. Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i Premier League, sulmuesi numëron 36 gola duke thyer edhe rekordin për më shumë gola gjatë një sezoni në kampionat.
Norvegjezi ka qenë një nga lojtarët vendimtarë për The Citizens në rrugën drejt trofeut të Premier League ndërsa është përzgjedhur edhe si “Futbollisti i Vitit”. Në fjalën e tij, 22-vjeçari theksoi se nuk priste të bënte kaq mirë në sezonin e tij të parë në ishull, teksa shtoi se tashmë është i fokusuar në dy finalet e mbetura, fillimisht atë të Fa Cup ndaj Manchester United dhe më pas në Champions League ndaj Interit.
“Ishte një sezon i mirë për mua. Në fakt, nuk prisja një ecuri të tillë, kam bërë më mirë seç e kisha menduar. Kam menduar vetëm për ndeshjen e radhës ashtu siç kërkon edhe Guardiola, pasi nuk më pëlqen të mendoj shumë për të shkuarën apo për të ardhmen. Është e paimagjinueshme ajo çfarë arritëm me Cityn pasi ishim për shumë kohë pas Arsenalit. Në fund, titulli kishte një shije të mrekullueshme.
Tani kemi para edhe dy finale të tjera dhe duhet të mbetemi të fokusuar pavarësisht triumfit në Premier League. Do të bëj gjithçka që të dalim me tituj nga finalet. Është ndjesi e mirë që jemi favoritë ndaj Interit sepse kjo do të thotë se kemi kualitete. Duhet të sulmojmë në mënyrën tonë, të luajmë në stilin tonë dhe në fund ta shohim kush fiton”, u shpreh Haaland.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































