A e dini sekretin e lumturisë së amerikanëve?! Të gjithë njëzëri shprehen se është…
Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 26 May 2023
Gazeta amerikane “Wall Street Journal”, pyeti disa persona për sekretin e tyre të lumturisë. Sondazhi, i publikuar më 27 mars, ku morën pjesë 1019 të rritur amerikanë, shumica e tyre thanë se ishin pesimistë për ekonominë dhe të ardhmen. 32% e këtyre njerëzve deklaruan se ishin jo shumë të lumtur dhe 56% thanë se ishin të lumtur. Ndërsa, 12% e amerikanëve e përshkruan veten si shumë të lumtur.
Sipas përgjigjeve, pjesëmarrësit në radhë të parë deklarojnë se martesa i bën njerëzit të lumtur. 67% e të anketuarve më të lumtur thanë se martesa ishte shumë e rëndësishme. Gjëja e parë që doli në pah në përgjigjet e tjera ishte feja. Amerikanët e lumtur e përshkruajnë veten si besimtarë mesatarisht.
Dy të tretat e tyre raportuan se e përshkruanin veten si shumë ose mesatarisht besimtarë. Sipas amerikanëve, një tjetër pikë e zakonshme e të qenit shumë të lumtur është të jesh me shëndet të mirë fizik. Përveç kësaj, 44% e grupit më të lumtur janë 60 vjeç e lart. Ndërkaq, familja shqiptare është futur në krizë për shkak të rënies së ndjeshme të numrit të martesave dhe rritjes së numrit të divorceve. Sipas sociologëve papunësia e lartë në radhët e të rinjve me gati 20%, si dhe emigracioni i lartë i kësaj fashe të popullsisë ka sjellë që të rinjtë ta shtyjnë moshën e martesës.
Rikujtojmë, se të paktën 640 milionë vajza dhe gra në mbarë botën janë martuar në fëmijëri, ose 12 milionë vajza në vit sipas UNICEF. Përqindja e vajzave të reja të martuara në fëmijëri është ulur nga 21% në 19% që nga vlerësimet e fundit të publikuara pesë vjet më parë. Megjithatë, pavarësisht këtij progresi, reduktimi global do të duhet të jetë 20 herë më i shpejtë për të arritur Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm për t’i dhënë fund martesave të fëmijëve deri në vitin 2030.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























