Modelja britanike rrezikon burgun, “tmerroi dhe traumatizoi” futbollistët
Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 25 May 2023
Një modele angleze rrezikon të burgoset pas një historie që kishte me yllin e Anglisë, Mezon Maunt. 22-vjeçrja Ola Sloan është paraqitur para gjykatës duke u përgjigjur për akuzat që i ka bërë futbollisti, si dhe bashkëlojtarë të tij, të cilët janë tmerruar nga mesazhet që u çonte pasi ajo ishte bërë plotësisht e fiksuar. Gjithçka kishte nisur në një festë në shtëpinë e Ben Çilluell, me historinë që më pas kishte përfshirë Maunt, por edhe Billi Gilmor, të gjithë futbollistë të Çelsit asokohe.
Maunt, i cili kishte dëshmuar në gjyq, pranoi se kishte mbetur i tmerruar nga sjellja e modeles, i frikësuar se ajo mund t’i vinte në shtëpi apo të shfaqej në stërvitje. Gilmor, i cili u transferua te Brajton vitin e kaluar, deklaroi se në një periudhë, nga mesazhet e kërcënimet që kishte marrë, kishte mbetur i traumatizuar dhe nuk mund të flinte.
Çilluell kishte ftuar në shtëpi një shoqe të sajën dhe ajo i ishte bashkuar festës, ku ishte njohur me Maunt. Prokurorët e çështjes konfirmuan se ajo dhe Maunt kishin kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa më pas kishte pasur komunikim mes tyre për rreth 6 muaj. Maunt më pas kishte ndërprerë lidhjen, duke mos dashur ta vazhdonte më tej por modelja kishte insistuar që ata të qëndronin bashkë.
Edhe pse futbollisti kishte bllokuar numrin e saj, ajo kishte blerë vazhdimisht numra të tejrë, 21 të tillë, duke e bombarduar me mesazhe dhe kërcënime. “Unë mësova rreth Metani, Esme dhe më shumë… Do të zbuloj gjithçka”, shkruante ndër të tjera ajo. Më pas, Ola kishte hapur edhe faqe në Instagram duke postuar foto të tij me femra të tjera, shokët e tij, apo edhe familjarë.
Edhe Çilluell pa të publikoheshin foto të tij me gra të tjera në këtë profil në rrjetet sociale. Ndërsa Gilmor, i cili kishte marrë vazhdimisht mesazhe prej saj pas festës ku të gjithë ishin njohur me modelen, kishte shfaqur shqetësime edhe te klubi i Brajtonit, i cili në një periudhë kohe i kishte vënë edhe roje sigurie. Sloan duhet të përgjigjet para gjykatës edhe për pretendimin e rremë se kishte mbetur shtatzënë me mesfushorin e Brajtonit.
Sloan pranoi fajin për akuzën e ngacmimit pa dhunë ndaj Çilluell dhe “stalking” ndaj Maunt dhe Gilmor. Sipas gjykatës, ajo rrezikon burgun për secilën nga akuzat.







T� tjera
-
Nuk u lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakupi Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë
Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment pre...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni Hetimor nis intervistimin e zyrtares për Barazi Gjinore në Pejë
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ka aprovuar...
-
Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Rrahman Hoti...
-
Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian kanë mbajtur në Prishtinë ...
-
Prishtina n’bërllok, Komuna u shkruan deputetëve: S’lejojmë të mbahet peng projekti për inate politike
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar sot se k...
-
Hoti i quan dështakë Qeverinë Kurti: Sot projekti i gazit amerikan mund të ishte në finalizim, me Kosovën e Re do të kushtonte 80 euro megavati
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në sekto...
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...



























