Hovenier: Qeveria urgjentisht ta hartojë nje draft-statut të Asociacionit
Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 25 May 2023
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është detyrë urgjente e Kosovës.
Hovenier tha se Asociacioni është element thelbësor në marrëveshjen për normalizim të raporteve me Serbinë, dhe si i tillë duhet zbatuar për të siguruar anëtarësimin në strukturat evropiane dhe euro-atlantike.“Kosova është zotuar në vitin 2013 për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ne kemi qenë shumë të qartë publikisht për një kohë të gjatë dhe presim të bëhet dhe tani është më urgjente dhe në kohë sepse është një element fondamental i përgjegjësisë së Kosovës dhe përkushtimit të Kosovës edhe me Marrëveshjen e Brukselit por edhe kur bëhet fjalë për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve”, deklaroi Hovenier në RTV 21.
“Ne duam ta shohim atë të ketë ecur përpara dhe atë urgjentisht dhe mendojmë se është koha tani. Jo sepse ne po provojmë të krijojmë probleme për Kosovën por në të kundërtën. Ne e kemi thënë shumë qartë se rruga e Kosovës për ta përmbushur vizionin e saj si një shtet i integruar plotësisht në strukturat evropiane dhe euro-atlantike bëhet vetëm përmes zbatimit të marrëveshjes bazë dhe aneksit. Dhe kjo nënkupton se detyra urgjente për Kosovës është që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, tha ai.
Kur u pyet për presionin që po i bëhet Kosovës për ta themeluar Asociacionin, Hovenier tha se ShBA ka vetëm qëllime të mira dhe se duan ta shohin Kosovën si shtet “shumëkombësh, sovran, i pavarur dhe demokratik”.
I njëjti shtoi se nuk është presion, por inkurajim.
“Merrni parasysh këshillat tona më të mira. Dëshirën tonë për të ndihmuar Kosovën të krijojë kushtet për të arritur këtë vizion të përbashkët”, u shpreh Hovenier.
Ai tha se ShBA e mirëpret draft-vizionin e kryeministrit Kurti për Asociacionin, por shtoi se tash duhet hyrë në çështjet praktike të hartimit të statutit që vë në zbatim këtë vizion.
“Deri në këtë kohë nuk kam parë më shumë, në kuptimin e një teksti specifik, nga ajo që është bërë publike”.
“Jam në dijeni se Ekipi Menaxhues ka paraqitur propozim në tavolinë, jam në dijeni se shumë veta kanë vlerësuar se ky propozim i Ekipit Menaxhues shkon përtej kësaj kornize apo kufizimeve që i përshkruajta. Në rregull. Marrëveshja e Brukselit e përshkruan se ekipi menaxhues e bën këtë punë dhe e paraqet propozimin në tavolinë, por Marrëveshja e Brukselit gjithashtu kërkon që palët pastaj e diskutojnë dhe e negociojnë atë”, tha ambasadori amerikan.
Të tjera
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...
-
Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s: Diskutuam për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të...
-
Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konserva...
-
Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malis...
-
“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur s...
-
Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren
25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga ...
-
Takimi i Veçantë i Bedri Hamzës me Granit Xhakën: Shembuj të Suksesit dhe Përkushtimit
Në një takim frymëzues, Granit Xhaka, një ndër futbollistët më të njohur shqi...
-
Kryeministri mori pjesë në varrim*in e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të ...
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...