Hovenier: SHBA nuk i ka dhanë përkrahje procesit zgjedhor në katër komunat veriore
Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 24 May 2023
Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier ka mohuar se i ka dhënë mbështetje procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor që u mbajt në katër komunat veriore, më 23 prill.
Në këto zgjedhje lokale pati një bojkotim jashtëzakonisht të madh nga serbët. Po ashtu, në këtë proces zgjedhor nuk mori pjesë Lista Serbe.
“Do të kontestoj qëndrimin tuaj se i kemi dhënë mbështetje këtij procesi. Vendimi është marrë nga qeveria e Kosovës”, tha Hovenier në RTV 21, kur u pyet se pse i ka dhënë mbështetje një procesi zgjedhor që kishte probleme me legjitimitetin, por jo edhe ligjshmërinë.
Ai po ashtu tha se nuk pajtohet se ShBA-të dhanë mbështetje për këtë proces. Hovenier tha se veç u kanë dhënë këshilla autoriteteve të Kosovës mbi mbajtjen e zgjedhjeve.
“Nuk pajtohem. Nuk pajtohem fuqishëm. Atë që thamë është se nuk e kundërshtojmë Qeverinë e Kosovës për të përmbushur përgjegjësinë ligjore. Po kthehem te pika e parë, pse u mbajtën zgjedhjet? Pati zgjedhjet për shkak se katër kryetarë dhanë dorëheqje. Mbase ju e dini më mirë se sa unë se çfarë parasheh ligji i Kosovës por në shumicën e demokracive kur një zyrtar i zgjedhur jep dorëheqje duhet të mbahet një proces ligjor për t’i zëvendësuar ata”, shtoi diplomati amerikan.
“Ne i dhamë këshilla autoriteteve të Kosovës për këtë. Por nuk mund të them se e mbështetëm këtë. Atë që bëmë është se shprehëm të kuptuarit tonë se si duhet të procedohet. Dhe ne qartazi nuk i dekurajojmë autoritetet e Kosovës që të punojnë në përputhje me ligjin e tyre”, tha Hovenier.
Të tjera
-
Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë...
-
Krasniqi pas raportit të RFS-së: Qeveria ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka ...
-
Lirohet nga akuza për vra*je në tentativë, rasti kishte ndodhur në vitin 2000
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar Sheremet Bajramin nga akuza për vras...
-
Ramush Haradinaj: Qëndrojmë krah medias
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagura pa...
-
Këshilli i Mediave të Shkruara i shqetësuar me regresin e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar për regresin e Kosovës n...
-
Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organi...
-
Kërkesa e kahmotshme: Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënësit
Komuna e Zveçanit ka siguruar transport për nxënësit e arsimit fillor dhe të ...
-
Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë
Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit...
-
Flutura Kusari për raportin e Reporterëve pa Kufij: Njollë e zezë në historinë e re të Kosovës
Kosova ka shënuar një rënie prej 19 vendesh në Indeksin vjetor për Lirinë e S...
-
Arrestohet një person, goditi me veturë disa gra në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gracanicë pasi dyshohet se ka god...
-
Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhur një aksident...
-
Ambasadori finlandez: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do bëhet realitet
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, beson shumë se edhe Kosova ...