Finalja e Kupës, Inter “prova gjenerale” me Fiorentinën para Cityt
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 24 May 2023
Stadiumi “Olimpico” në Romë do të mirëpresë finalen e madhe të Kupës së Italisë, Fiorentina – Inter, në atë që konsiderohet prova e parë e vërtetë për të dyja ekipet para finaleve europiane.
Skuadra e Vincenzo Italiano, mbërrin në këtë finale falë një rrugëtimi magjik. Fillimisht duke eleminuar Sampdorian në fazën e 1/8-ve, më tej Torinon dhe në gjysmëfinale surprizën e bukur Cremonese. Megjithatë, Fiorentina ka bërë një sezon për t’u harruar në Seria A, pasi ndodhen në vendin e 11 shumë larg zonës europiane, dhe për të marrë pjesë në Europa League, italianët do të duhet të fitojnë 1 nga 2 finalet e mundshme.
Fiorentina e ka fituar 6 herë Kupën e Italisë, megjithatë ky trofe i mungon ekipit vjollcë që prej vitit 2001, pasi në 2014 u mundën në finale nga Napoli.
Në anën tjetër Interi kërkon të mbrojë trofeun e Kupës së Italisë, pasi skuadra e Simone Inzaghit ja doli mbanë të triumfonte për herë të fundit në finalen e madhe përballë Juventusit vetëm në shtesë me rezultatin 2-4.
Interi e ka fituar tetë herë më parë Kupën e Italisë dhe në rast triumfi do të barazonte Romën me nëntë trofe, teksa kryesimin vijon ta mbajë Juventus me 14 tituj.
Për skuadrën e Simone Inzaghit do të jetë një provë e vërtetë përpara finales së madhe të Champions League përballë Manchester Cityt. “Zikaltërit” nuk do të kenë në dispozicion në këtë sfidë mbrojtësin Milan Skriniar dhe mesfushorin Henrikh Mkhitaryan i cili nuk luajti as në sfidën përballë Napolit.
Përsa i përket historisë kjo do të jetë finalja e parë mes dy skuadrave në Kupën e Italisë. Ndërsa këtë sezon në dy sfidat mes tyre në Seria A, Interi ia doli mbanë të triumfonte fillimisht me rezultatin 3-4, teksa Fiorentina e mposhti në ndeshjen e dyte në San Siro me rezultatin minimal 0-1.

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...





































