Sport

“Këto katër-pesë muaj më kanë gëzuar”, portugezi dëshiron qëndrimin te Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 24 May 2023

Joao Félix dëshiron të qëndrojë te Chelsea. Portugezi, i huazuar nga Atlético që nga janari, nuk e fsheh dëshirën për të vazhduar në “Stamford Bridge” përtej kohëzgjatjes së huazimit të tij (përfundon më 30 qershor).

“Do të doja shumë të vazhdoja këtu”, ka deklaruar sërish nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Atleticos së Madridit.

Joao, gjithsesi, e pranoi se ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me të sezonin e ardhshëm:

-Advertisement-

“Ende nuk e di të ardhmen time, por këta katër apo pesë muaj më kanë gëzuar”, vijoi portugezi.

Mbetet për t’u parë nëse londinezët do të pranojnë të paguajnë shumën 100 milionë euro që dëshiron Atlético. Nëse klubet e mëdha nuk do të jenë të gatshme ta paguajnë këtë shumë, nuk përjashtohet mundësia që portugezit t’i zgjatet huazimi edhe një vit tjetër në “Stamford Bridge”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera