Lajme

Hovenier: Modeli ynë për sigurinë e Kosovës është që t’i fuqizojmë partnerët në tërë rajonin

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 21 May 2023

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në ceremoninë e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe ’23”.

Hovenier ka thënë se modeli i mbrojtjes kolektive është shumë i ndryshëm nga, siç u shpreh ai, modelet që mund të përdorin fuqinë e tjera botërore.

Ai u shpreh se modeli për sigurinë e Kosovës është që të fuqizohen partnerët në tërë rajonin.

-Advertisement-

“Në këtë stërvitje, pothuajse 9 mijë ushtarak amerikan do t’i bashkohen 17 mijë pjesëtarëve të forcave ushtarake evropiane në 10 vende të ndryshme dhe kjo është diçka e madhe”.

“Do ta vini re se ky model i ri, model i mbrojtjes kolektive është shumë i ndryshëm nga modelet që mund të përdorin fuqinë e tjera botërore. Modeli ynë për sigurinë e Kosovës është që t’i fuqizojmë dhe forcojmë të partnerët tanë në tërë rajonin e jo duke iu diktuar veprimet që duhet t’i marrin”, u shpreh ai.

Hovenier, tutje u shpreh se në më pak se 4 vjet prej krijimit të FSK-së, kanë qenë të mahnitur me përparimin e saj.

“Këtu në pjesën e stërvitjes në Ballkan, na vjen shumë mirë që po e shohim Forcën e Sigurisë së Kosovës si një prej kontribuesve më të mëdhenjë të këtij ushtrimi me pjesëmarrjen e 1 mijë e 300 vetave”.

“Me siguri më është thënë që kjo është ndërmarrja më e madhe dhe më ambicioze që FSK-ja ka ndërmarrë deri tani. Në më pak se katër vjet prej krijimit të FSK-së, kemi qenë të mahnitur dhe të lumtur me përparimin e FSK-së dhe me mirënjohet e shumëta gjatë historisë së saj profesionale”, u shpreh tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera