Nisin inspektimet në terren për programin e subvencioneve për pagesa direkte, Peci: Do të inspektohen të gjitha të mbjellat
Autori: Gazeta inFokus
12:07 | 21 May 2023
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka parë nga afër ecurinë e inspektimeve për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2023.
Vizita e inspektimit u bë në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku fermeri Jeton Statovci tregoi për të mbjellat që i posedon. Tha se aktualisht i ka afër tetë hektarë me grurë.
I shoqëruar nga inspektoret e AZHB-së në komunën e Ferizajt, Peci tha se duke marr parasysh se këtë vit ka ndryshime në aspektin e kritereve të aplikimit dhe vlerësimit, kanë marrë vendim që inspektimi të bëhet në shtatë komuna të Kosovës.
“Arsyeja e vizitës sime në Ferizaj është për të parë nga afër inspektimet që po realizohen nga inspektorë të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë. Viti 2023 është viti rekord i të mbjellave në territorin e Kosovës dhe ky rekord i të mbjellave duhet të shoqërohet edhe me rekordin e inspektimeve. Ne e kemi zgjedh inspektimin përveç formës sesi ka qenë herëve të kaluara, ne kemi përzgjedh shtatë komuna në shtatë regjione të Kosovës, në të cilat inspektimi për të gjitha kulturat bujqësore do të jetë 100 për qind”, tha Peci, teksa shtoi se dikasteri që ai e drejton do të kërkojë korrektësi edhe nga ana e fermerit, raporton EO.
“Synimi dhe ambicia jonë është që të rrisim meritokracinë dhe për të instaluar meritokracinë nuk mjafton vetëm vullneti politik i ministrit apo zyrtarëve në Ministrinë e Bujqësisë. Meritokracia duhet me u jetësu edhe nga ana e fermerëve. Ne po duam që të shohim në aspektin e dyanshëm korrektësinë edhe aplikimin korrekt edhe nga ana e fermerëve, jo si në formë të kërcënimit por çdo cent i taksapaguesve të shkojë në adresë të duhur dhe në këtë rast angazhimi jonë është që buxheti i Ministrisë së Bujqësisë ta ketë adresën e vetëm 100 për qind fermeri dhe për këtë arsye ne kemi përzgjedhur shtatë komuna në të cilat do të inspektohen të gjitha të mbjellat por edhe nga sektori i blegtorisë”, tha tutje Peci.
Ndërsa fermeri Jeton Statovci, tha se është i kënaqur me përkrahjen që ka marrë nga Ministria e Bujqësisë. Tha se falë kësaj mbështetje, ka arrit t’i mbjellë afër tetë hektarë grurë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































