Chollet fajëson Kurtin dhe Vuçiqin: Asnjëra palë s’po e implementon sa duhet marrëveshjen
Autori: Gazeta inFokus
18:23 | 18 May 2023
Këshilltari Special i Sekretarit të Shtetit, Derek Chollet, në dëshminë e tij para Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan ka thënë se as Kosova e as Serbia nuk janë duke e implementuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër.
I pyetur nga Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme, Bob Menendez, për refuzimin e Aleksander Vuçiq për të nënshkruar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër dhe implementimin e tyre, Cholet ka akuzuar të dyja palët.
“Nuk po shohim shumë implementim nga asnjëra palë. Z. Escobar është shumë i foksuar në këtë çështje. Unë pata rastin të bisedojë me Borell gjatë vikendit. BE është mjaftë e fokusuar dhe kjo është arsyeja që ne jemi duke përdorur diplomaci intensive që palët t’a implementojnë marrëveshjen” ka thënë Chollet.
Menendez e ka pyetur Cholletin rreth një artikulli të “The New York Times”, ku Vuçiqit i përmenden lidhjet me botën e krimit, Chollet ka thënë se shkrimi është kredbil.
“Chollet besojmë se po (është artikull kredibil), nuk mund të flas për detajet e artikullit por besojmë se ka shumë korrupsion…”
Në pyetjen e radhës se si mund të konsiderohet partner kredbil një politikan i tillë, Cholet ka thënë se janë duke e testuar Vuçiqin.
“Z. Kryesues ne duhet të testojmë diçka. Ne po e bëjmë këtë me sy të hapur, po e mbajmë përgjegjës Vuçiqin dhe kolegët e tij për korrupsionin e tyre dhe për sjelljet e tyre dhe aktivitetin e tyre. Kemi lëshuar sanksionet ndaj shumë personave në rajon. Kjo nuk ndodhë vetëm në një pjesë të rajonit , korrupsioni e mban rajonin larg integrimt në BE, ky është një proritet i lartë për ne, ambasadat tona punojnë fort në lidhje me këtë dhe ne në Uashington i kushtojmë vëmendje të madhe” ka thënë Chollet.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...






























