Lajme

Ish-presidenti francez humb apelin në rastin për korrupsion

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 17 May 2023

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, e ka humbur apelin kundër një dënimi me burgim për korrupsion.

Megjithatë, Gjykata e Apelit në Paris, ka marrë vendim që ai mund të qëndrojë në arrest shtëpiak, në vend të shkuarjes në burg.

Më 2021, Sarkozy është dënuar me tre vjet burgim për tentimet që të ndikojë te një gjyqtar, në një rast gjyqësor.

-Advertisement-

Sarkozy, 67-vjeçar, është ish-presidenti i parë francez që është dënuar me burgim.

Ai është dënuar pasi, sipas gjykatës, Sarkozy ka tentuar të sigurojë informacion për një rast më 2014 – pasi është larguar nga pushteti – duke sugjeruar se mund t’ia garantojë gjyqtarit një pozitë prestigjoze. Nicolas Sarkozy ka shërbyer një mandat pesëvjeçar si president, prej vitit 2007.

Ai i ka miratuar disa politika të ashpra kundër migrimit, dhe ka tentuar të reformojë ekonominë e Francës. Por, në atë periudhë, e gjithë bota është përballur me krizë financiare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera