Beqa: Kurti ka ambicie të jetë si Kim Jong-un
Autori: Gazeta inFokus
10:39 | 17 May 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka krahasuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, me Kryetarin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Megjithatë, Beqa thotë se duke nisur nga fakti që tani jetojmë në demokraci, ambiciet e Kurtit janë të vona, përcjell teve1.
“Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ambicie të jetë si Kim Jong-u. Por, ndoshta është i vonuar për një shekull, sepse jam shumë optimist që ka ambicie duke parë sjelljet e Kurtit. Prandaj, është i vonuar sepse koha e komunizimit, koha e regjimeve ka kaluar, ne po jetojmë në demokraci. Qytetarët janë rregullatori më i mirë. Megjithëse, qytetarët tanimë e kanë kuptuar nga zgjedhjet lokale që Kurti nuk ka diçka më shumë se teori, sepse nuk ka ndryshuar asgjë gjendjen në Kosovë”, deklaroi Beqa.
Beqa vlerësoi që Kosova duhet të lobojë, ta forcojë diplomacinë, ta rrisë kontrollin e shtetit, e në të njëjtën kohë ta sfidojë inflacionin.
Beqa ka thënë se shumë probleme dhe sfida kanë ardhur si rast i neglizhencës dhe mosditurisë të qeverisë aktuale.
“Dialogu ka qenë dhe është sfida kryesore e Republikës së Kosovës. Ka qenë e tillë edhe në të kaluarën dhe mendojë që qeveria aktuale dhe kryeministri Kurti e ka kuptuar edhe pse ende thotë se nuk është prioritet dialogu. Fatkeqësisht nuk kemi ndonjë sukses as në dialog. Nuk po shihet nëse qeveria aktuale kanë ndonjë strategji për të dalur nga kjo situatë. Shumë probleme dhe sfida kanë ardhur si rast i neglizhencës dhe mosditurisë të qeverisë aktuale”, tha ai.
Beqa po ashtu, tha se “vendimet e pamatura të qeverisë në vitin që e lamë pas dhe në këtë vit në veri të Kosovës na kanë sjellë në këtë situatë”.
“Nga ajo që ishte kryesore në dialog (njohja reciproke) dhe që qeveritë e kaluara e kanë vendosur si kushte dhe ai ishte pozicioni i Kosovës dhe kompromisi final ishte Pakoja e Ahtisarit dhe të gjitha marrëveshjet tjera ishin/apo duhet të ishin në harmonizim me Kushtetutën tani flitet për asociacionin. Asociacioni është duke u silluar që nga viti 2013-2015 dhe qeveritë e kaluara e kanë kushtëzuar faktorin ndërkombëtare me njohje finale, ndërsa fatkeqësisht, Kurti përveç deklaratave që ka bërë që nuk do të dialogojmë me Serbinë, pa u gjetur i zhdukuri i fundit ai bërë një deklaratë të dëmshme për të zhdukurit”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































