Lajme

Aksidenti i frikshëm me pasoja të rënda/ Kamioni përplas autobusin me 45 nxënës të shkollës fillore

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 17 May 2023

Një grup fëmijësh të vegjël të një shkolle fillore kanë pësuar lëndime që i kanë ndryshuar jetën, pas një aksidenti të tmerrshëm me autobus.

Ishin 45 nxënës në autobus kur raportohet se u godit nga pas nga një kamion dhe u përmbys në Melburn, Australi dje pasdite.

Shërbimet e urgjencës dhe kalimtarët e rastit shkuan në vendngjarje për të ndihmuar dhe 21 fëmijë, të moshës 5 deri në 11 vjeç, u dërguan në spital, ku shumë prej tyre kërkonin ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

-Advertisement-

Drejtuesi i kamionit është akuzuar për katër akuza për drejtim të rrezikshëm duke shkaktuar lëndime të rënda.

Mbikëqyrësi i policisë së Viktorias, Michael Cruse, tha se ka të ngjarë të ketë edhe më shumë akuza dhe se disa nga lëndimet e pësuar janë “me të vërtetë shumë traumatike”.

Autobusi me fëmijë ishte në një ngjarje atletike dhe kur po ktheheshin në shkollë, ndodhi përplasja tronditëse.

Policia tha se kamioni goditi pjesën e pasme të autobusit të shkollës dhe bëri që ai të përmbysej në një kryqëzim në komunitetin gjysmë rural të Eynesbury.

Drejtoresha Lisa Campo udhëtoi me makinë në distancën e shkurtër nga shkolla deri në vendin e përplasjes dhe ishte në mesin e atyre që ndihmuan fëmijët, duke përfshirë gjashtë që mbetën të bllokuar në rrënojat.

Ajo tha: Nuk e dija se çfarë do të shihja. Sinqerisht mendova se thjesht do të isha atje për të ngushëlluar disa fëmijë të shqetësuar që kishin qenë në një përplasje të vogël. Nuk e prisja kurrë ta shihja këtë dhe shpresoj që të mos e shoh më kurrë.

Ekuipazhet e zjarrfikësve të urgjencës hynë në autobus përmes një xhami në çatinë e tij dhe xhami i thyer u përdor si dalje kryesore emergjente për të nxjerrë fëmijët.

Shefja ekzekutive e Spitalit Mbretëror të Fëmijëve në Melburn, Bernadette McDonald, konfirmoi natyrën katastrofike të lëndimeve që pësuan disa nga fëmijët.

Ajo tha: Fëmijët kanë pësuar lëndime të shumta dhe traumatike duke përfshirë amputime të pjesshme dhe të plota të krahëve, lëndime të shumta dërrmuese, plagë të rënda të kokës dhe trupit, lëndime në kokë, lëndime me copa xhami. Tre pacientë po monitorohen me kujdes përsa i përket dëmtimeve të shtyllës kurrizore.

Zonja McDonald konfirmoi se të paktën një fëmijë humbi një krah të tërë, por nuk dha hollësi se sa nga të plagosurit kishin amputime të pjesshme.

Ajo gjithashtu tha se spitali po ndihmonte disa familje jashtëzakonisht të traumatizuara, duke shtuar: Ne po punojmë jashtëzakonisht shumë për të ofruar atë mbështetje dhe kujdes traumatik që do t’u nevojitet jo vetëm tani, por edhe në javët dhe muajt e ardhshëm.

Shoferi i autobusit u dërgua në spital me lëndime të lehta, por nuk u pranua, ndërsa drejtuesi i kamionit, nuk u lëndua.

Në fundjavë, të paktën 26 persona, përfshirë një foshnjë dhe fëmijë, u vranë pasi një minibus shpërtheu në flakë në një përplasje shkatërruese me një kamion në Meksikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera